Pas një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh diplomatike, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, u takuan të dielën në finalen e Kupës së Botës 2026, që zhvillohet në stadiumin "MetLife" në New Jersey.
Dy liderët ndoqën nga sektori VIP sfidën mes Spanjës dhe Argjentinës. Në të njëjtën tribunë ishin të pranishëm edhe Mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, Princesha Leonor dhe Princesha Sofía.
Takimi vjen pas muajsh raportesh të vështira mes dy vendeve, të lidhura kryesisht me debatet për angazhimet e Spanjës në shpenzimet e mbrojtjes brenda NATO-s. Megjithatë, javët e fundit është vërejtur një zbutje e klimës politike, ndërsa gjatë samitit të NATO-s në Ankara pati kontakte më të qeta mes palëve.
Pak orë para finales, Sanchez i uroi Shteteve të Bashkuara 250-vjetorin e themelimit gjatë një interviste për transmetuesin publik spanjoll RTVE. I pyetur nëse Trump do të dorëzojë trofeun e Botërorit, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Kryeministri spanjoll u kufizua duke theksuar se, për të, rëndësi ka skuadra që do të fitojë trofeun dhe jo personi që do ta dorëzojë atë.
Lini një Përgjigje