
Some of the main proposals foresee a clear separation between party and state, a change in the electoral system, as well as a fully independent judiciary and an uncompromising fight against corruption...
Socialist Party MP Elisa Spiropali has made public her motion for the "New Deal for Albania", a document that, according to her, was initially prepared as a contribution to the internal debate in the Socialist Party, but which was published after media interest.
In the motion, Spiropali emphasizes that Albania has entered a crucial historical moment. Recognizing the achievements of recent years in institutional stability and economic development, she notes that Albanian society requires a new phase of democracy: more representation, citizen participation, trust in institutions, social justice and a more balanced relationship between the citizen and the state.
Some of the main proposals envisage a clear separation between party and state, a change in the electoral system, as well as a fully independent judiciary and an uncompromising fight against corruption.
According to Spiropali, the 2008 political agreement served the stability of the time, but today its limits are visible. It proposes a transition from a culture of the individual to a culture of institutions, from privilege to merit, from closure to free competition.
The document also includes proposals for strengthening the role of Parliament, guaranteeing an independent judiciary, fighting corruption, economic development based on competition, and improving public services.
Spiropali's motion contains dual commitments that, according to her, aim to improve the SP and Albania.
Within the Socialist Party, Spiropali demands ; Making the SP the most democratic party in the country; Free, competitive and periodic elections at every level; Promotion based on meritocracy; Real space for the younger generation in decision-making; The return of open political debate; Clear separation between the Party and the State; Transparency and public accountability.
For Albania, Spiropali demands : Electoral reform towards a national proportional system with open lists; Strengthening the Parliament as the center of democratic life; Fully independent justice and an uncompromising fight against corruption; Professional administration, free from political influence; Competitive economy based on merit and not on proximity to power; Education and healthcare with higher standards; Free media and a new political culture where compromise is not seen as weakness.
Spiropali thekson se ky proces nuk është një program partie apo dokument qeverisës, por një dialog kombëtar i hapur me qytetarët, ekspertët, universitetet, biznesin, shoqërinë civile, diasporën dhe të gjitha forcat politike. Në përfundim, ajo fton të gjitha palët që të kontribuojnë në ndërtimin e asaj që ajo e quan një "Marrëveshje e Re për Shqipërinë", me synimin për të forcuar demokracinë dhe funksionimin e shtetit.
Dokumenti i plotë:
MOCION PËR HAPJEN E DIALOGUT KOMBËTAR MBI MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË
PJESA I
Shqipëria ka hyrë në një moment vendimtar historik, politik e shoqëror. Institucionet funksionojnë, ekonomia vazhdon të rritet dhe proceset demokratike zhvillohen rregullisht. Megjithatë, shoqëria shqiptare po kërkon një fazë të re të demokracisë së saj: më shumë përfaqësim, më shumë pjesëmarrje, më shumë besim te institucionet, më shumë drejtësi shoqërore dhe një marrëdhënie më të drejtë ndërmjet qytetarit dhe shtetit.
Kjo është një kërkesë që nuk mund të shpërfillet. Në një demokraci të pjekur, energjia qytetare nuk shihet si kërcënim, por si një mundësi për reflektim, vetëkorrigjim, përmirësim.
Shoqëritë demokratike nuk forcohen duke heshtur zërat kritikë, por duke krijuar institucione që dinë t’i dëgjojnë, t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen me reforma.
Pikërisht këtë po kërkon edhe koha që po jetojmë. Jo më pak demokraci, por më shumë demokraci. Jo më shumë kontroll, por më shumë besim. Jo më shumë personalizim të pushtetit, por institucione më të forta se individët. Jo privilegj, por meritë. Jo mbyllje, por garë. Jo vetëkënaqësi, por vetëkorrigjim. Më shumë përulësi, më pak arrogancë.
Shoqëria shqiptare kërkon më shumë garë dhe më pak privilegj. Më shumë meritë dhe më pak besnikëri personale. Më shumë institucione dhe më pak personalizim. Më shumë përfaqësim dhe më pak përqëndrim të vendimmarrjes. Më shumë konkurrence ekonomike, më pak favorizim. Kërkon një shtet ku ligji është mbi pushtetin dhe ku pushteti nuk identifikohet me askënd.
Kjo është kultura demokratike që duhet të ndërtojmë. Kalimi nga kultura e individit te kultura e institucionit. Nga administrimi i pushtetit te vetëkufizimi i pushtetit. Nga bindja se shumica ka gjithmonë të drejtë, te bindja se demokracia forcohet vetëm kur pushteti pranon kontroll, kritikë dhe korrigjim.
Prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që kërkon të përfaqësohet. Një mobilizim politik dhe shoqëror, sidomos nga brezi i ri, që nuk mund të shpërfillet pa pasoja.
Shumica qeverisëse nuk duhet ta shohë këtë si një zhurmë që duhet shtypur dhe injoruar, por si një moment reflektimi për demokracinë shqiptare. Ne besojmë se çdo shoqëri demokratike bëhet më e fortë kur institucionet kanë guximin të dëgjojnë qytetarët e tyre, edhe kur ata shprehin pakënaqësi, kërkojnë ndryshim apo sfidojnë mënyrën se si ushtrohet pushteti.
Përgjegjësia jonë nuk është të gjykojmë këtë zë. Përgjegjësia jonë është ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe t’i përgjigjemi me më shumë demokraci, më shumë përfaqësim, më shumë llogaridhënie dhe më shumë besim. Pikërisht këtu fillon arsyeja e këtij mocioni.
Në këto vite Shqipëria ka ndërtuar stabilitet politik, institucione më të forta dhe ekonomi më të zhvilluar. Por, çdo model politik ka ciklin e vet. Sistemi që ndërtoi stabilitetin, nuk prodhon domosdoshmërisht më shumë përfaqësim, më shumë garë dhe më shumë hapësirë për energjitë e reja të shoqërisë.
Marrëveshja politike e vitit 2008 i shërbeu stabilitetit institucional të kohës së saj. Sot, kufijtë e atij modeli janë bërë të dukshëm. Ai nuk krijon më të njëjtën hapësirë për konkurrencë, garë dhe pjesëmarrje që kërkon shoqëria shqiptare.
Shqipëria nuk ka nevojë për një tranzicion të ri. Ka nevojë për një fazë të re të demokracisë së saj. Një fazë ku zhvillimi ekonomik ecën së bashku me demokratizimin politik; ku pushteti pranon kufijtë e vet; ku institucionet fitojnë më shumë autoritet se individët; ku meritokracia zë vendin e privilegjit; ku shteti forcohet përmes vetëkorrigjimit dhe jo përmes vetëmbrojtjes.
Pikërisht për këtë arsye propozohet hapja e Dialogut Kombëtar për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Jo si një dokument partie dhe as si një program qeverisës, por si një proces kombëtar që synon të ripërtërijë marrëdhënien mes shtetit, institucioneve, politikës dhe qytetarëve.
Ky proces duhet të fillojë me gatishmërinë për të reformuar mënyrën se si ushtrohet pushteti, për të forcuar institucionet, për të zgjeruar përfaqësimin, për të rikthyer besimin dhe për të krijuar një kulturë të re politike, ku vetëpastrimi të jetë shenjë force dhe jo dobësie.
Vetëm një Parti Socialiste që reformon veten, mund t’u kërkojë shqiptarëve një marrëveshje të re me shtetin. Vetëm një Parti Socialiste që hap rrugë për energji të reja, përfaqësim të ri, mund t’i përgjigjet me besueshmëri mesazhit që vjen nga shoqëria. Vetëm një Parti Socialiste që kërkon përgjegjësi nga ata që ushtrojnë pushtetin në emër të saj, mund të jetë konkurruese dhe fituese, jo për shkak të forcës së pushtetit, por për arsye të ideve, besueshmërisë dhe vlerave të saj.
Prandaj propozojmë që ky proces të mos kufizohet vetëm në drejtimin politik të Partisë Socialiste, por t’i nënshtrohet një konsultimi të hapur me të gjithë anëtarësinë e saj.
Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me qytetarët. Partia Socialiste ka detyrimin të bëjë më parë marrëveshjen e saj të re me vetveten. Vetëm kështu mund të kapërcejmë krizën e pushtetit, të rifitojmë besimin e qytetarëve dhe t’i përgjigjemi me përgjegjësi demokratike zërit që sot dëgjohet në rrugët e Shqipërisë.
Mbi këtë bindje, Socialistet duhet të marrin përsipër angazhimet ndaj vetvetes.
PJESA II
-Angazhimet e Partisë Socialiste ndaj vetvetes
Asnjë Marrëveshje e Re për Shqipërinë nuk mund të jetë e besueshme, nëse nuk fillon nga vetë Partia Socialiste, shumica qeverisëse e vendit. Ndryshimi që kërkojmë për Shqipërinë, duhet të fillojë nga mënyra se si organizohemi, si konkurrojmë dhe si ushtrojmë përgjegjësinë politike brenda nesh. Për këtë arsye, Partia Socialiste merr përsipër këto angazhime.
-Të bëhet partia më demokratike në Shqipëri.
Demokracia që kërkojmë për shtetin duhet të fillojë nga vetë organizimi ynë politik.
-Të garantojë zgjedhje të lira, konkurruese dhe periodike në çdo nivel të organizimit.
Asnjë funksion nuk duhet të jetë i përhershëm dhe asnjë përgjegjësi nuk duhet të jetë e pakonkurrueshme.
-Të rikthejë debatin si kulturë politike, larg personalizimit ekstrem dhe vendimmarrjeve të mbyllura.
Forumet e Partisë Socialiste duhet të jenë vende ku idetë përballen, jo thjesht ku vendimet miratohen.
-Të garantojë përfaqësimin e mendimeve, rrymave dhe ndjeshmërive të ndryshme politike brenda së majtës demokratike.
Pluralizmi i ideve është burim force, dhe jo shkak dobësie.
-Të ndërtojë meritokracinë si rregull themelor të promovimit politik.
Karriera politike duhet të mbështetet mbi punën, integritetin, dijen dhe kontributin publik.
-Të krijojë më shumë hapësirë për brezin e ri.
Të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm pjesëmarrës në fushata, por pjesëmarrës në vendimmarrje.
-Të forcojë autonominë e forumeve dhe organizatave të saj.
Organizatat e Partisë duhet të kenë rol real në formësimin e politikave dhe të mos funksionojnë vetëm si struktura mobilizuese.
-Të promovojë etikën e përgjegjësisë publike.
Funksionet politike nuk janë privilegj. Janë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë Partisë Socialiste.
-Të vendosë transparencën si standard të vendimmarrjes.
Vendimet e rëndësishme politike duhet të ndërtohen mbi konsultim, argument dhe përgjegjësi.
-Të mbetet një parti që reformon vazhdimisht vetveten.
Historia ka treguar se partitë nuk dobësohen kur ndryshojnë; dobësohen kur besojnë se nuk kanë më nevojë të ndryshojnë.
-Të ndajë qartë Partinë nga Shteti.
Partia Socialiste angazhohet të forcojë dallimin mes organizimit politik dhe administratës shtetërore. Administrata duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo cikleve politike apo individëve me pushtet. Ky është kusht për një shtet modern dhe për një demokraci të besueshme.
Vetëm një parti që ka kurajën të reformojë veten, mund t’i kërkojë Shqipërisë të hyjë në një fazë të re të zhvillimit demokratik.
Pikërisht mbi këtë bindje, propozojmë Angazhimet për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
PJESA III
-Angazhimet për Shqipërinë e Dekadës së Ardhshme
Shqipëria Europiane nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është modeli i shtetit që duam të ndërtojmë, dhe mënyra se si duam të jetojnë shqiptarët. Një Shqipëri ku çdo qytetar ndihet i lirë, i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga ligji. Një Shqipëri ku demokracia matet me cilësinë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti i tyre. Pikërisht këtë Shqipëri synon të mishërojë Marrëveshja e Re për Shqipërinë.
Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të historisë së saj. Tridhjetë e pesë vitet e fundit kanë qenë vitet e ndërtimit të demokracisë, të ekonomisë së tregut, të institucioneve dhe të orientimit europian të vendit. Kemi një ekonomi shumë më të zhvilluar se ajo që trashëguam në fillim të tranzicionit. Shqipëria është sot më e fortë, më e hapur dhe më e sigurt se në çdo periudhë tjetër të historisë së saj demokratike.
Por çdo etapë historike sjell edhe pyetjet e saj. Shqipëria e sotme nuk kërkon më vetëm zhvillim. Kërkon një cilësi tjetër të shtetit. Kërkon një demokraci që dëgjon më shumë, institucione që besohen më shumë, drejtësi që vepron më lirshëm dhe një pushtet që ka kurajën të kufizojë veten. Kërkon një model ekonomik larg polarizimit dhe klientelizmit, më afër barazisë së mundësive.
Prandaj besojmë se ka ardhur koha të hapet një proces i ri kombëtar, jo për të shkruar një program tjetër politik, as për të prodhuar një dokument partie, por për të ndërtuar një marrëveshje të re besimi ndërmjet shtetit dhe qytetarit.
Kjo marrëveshje nuk nis nga pyetja se kush do të qeverisë Shqipërinë, por nga pyetja se si duhet të qeveriset Shqipëria në dekadat që vijnë.
Ky mocion hap procesin e Dialogut Kombëtar për hartimin e Marrëveshjes së Re për Shqipërinë, e cila do t’i paraqitet për debat publik qytetarëve, universiteteve, ekspertëve, biznesit, organizatave të shoqërisë civile, diasporës dhe të gjitha forcave politike.
Ne besojmë se kjo marrëveshje duhet të ndërtohet mbi disa angazhime themelore që do të shërbejnë si boshti i debatit kombëtar.
Shqipëria Europiane fillon me zgjedhje kombëtare dhe lokale që prodhojnë besim, institucione që meritojnë besim dhe një shtet që e kufizon pushtetin e vet përmes ligjit. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohen angazhimet e mëposhtme:
-Zgjedhje që prodhojnë besim
Angazhimi i parë është ndërtimi i një shteti që di të vendosë kufij ndaj vetvetes. Shqipëria nuk ka më nevojë të ndërtojë pushtet. Ka nevojë të ndërtojë mekanizma që e kontrollojnë pushtetin. Forca e një demokracie nuk matet nga përqendrimi i autoritetit, por nga aftësia për ta shpërndarë atë në institucione të forta dhe të pavarura.
-Një demokraci që dëgjon
Angazhimi i dytë është një demokraci që dëgjon. Protesta, opozita, media, universitetet dhe shoqëria civile nuk janë pengesa për shtetin. Janë mënyrat përmes të cilave shteti korrigjon vetveten. Demokracia nuk dobësohet nga kritika. Dobësohet kur humbet aftësinë për ta dëgjuar atë.
-Parlamenti në qendër të jetës demokratike
Angazhimi i tretë është rikthimi i Parlamentit në qendrën e jetës demokratike. Republika Parlamentare nuk matet me numrin e votave që ka shumica, por me cilësinë e debatit, me kontrollin mbi qeverinë dhe me aftësinë për të ndërtuar marrëveshje që i shërbejnë interesit publik.
-Drejtësi e pavarur dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit
Lufta kundër korrupsionit, abuzimit dhe pandëshkueshmërisë nuk është më vetëm një proces penal. Është themeli moral mbi të cilin ndërtohet besimi te shteti. Drejtësia duhet të jetë e lirë të hetojë këdo dhe politika duhet të mësojë të jetojë me këtë normalitet. Korrupsioni nuk luftohet vetëm në prokurori dhe në sallën e gjyqit, por duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me përgjegjësinë politike për qeverisje të mirë.
-Ndarja përfundimtare mes shtetit dhe partisë.
Administrata publike duhet të ndërtojë identitetin e saj profesional, të mbështetur mbi meritën, dijen dhe përgjegjësinë. Shteti nuk mund të ndryshojë fytyrë pas çdo cikli politik. Individët, biznesi, shoqëria, duhet të jenë të lirë të veprojnë pa shtrëngesën e pushtetit ose individëve me pushtet.
-Administratë profesionale në shërbim të qytetarit. Çlirimi i administrimit publik nga kultura e privilegjit
Funksionar publik duhet të mbajë më tepër përgjegjësi sesa pushtet. Besimi te shteti nuk ndërtohet duke mbrojtur drejtuesit, por duke i bërë ata më të përgjegjshëm përpara qytetarëve, larg arrogancës, korrupsionit, abuzimit.
-Ekonomi e konkurrencës dhe e meritës
Konkurrenca duhet të ketë më tepër peshë se afërsia me politikën. Shteti nuk duhet të zgjedhë fituesit, por duhet të garantojë rregulla të barabarta, siguri juridike dhe një treg ku suksesi varet nga puna, rendimenti, inovacioni, sipërmarrja.
-Arsim që ndërton meritën.
Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke humbur çdo vit pjesën më të mirë të talenteve të saj. Arsimi duhet të jetë vendi ku lind meritokracia dhe ku çdo i ri ndien se e ardhmja e tij mund të ndërtohet në vendin e vet.
-Shëndetësi me dinjitet
Investimi në infrastrukturë është i domosdoshëm. Por besimi ndërtohet vetëm kur qytetari ndien se sistemi e trajton me të njëjtin respekt dhe të njëjtën barazi.
-Media e lirë
Një demokraci e fortë nuk ka nevojë për media që i japin të drejtë pushtetit, por për media që kanë lirinë, mundësinë dhe autoritetin për ta vënë atë përballë përgjegjësisë.
-Sistem zgjedhor që rikthen përfaqësimin.
Na duhet sistem zgjedhor dhe politik që garanton përfaqësim më të gjerë, konkurrencë më të ndershme, mundësi reale për ide, energji, alternativa të reja.
Sistemi i mbyllur që buron nga Marrëveshja e vitit 2008 është gjallë, por efektet e tij pozitive për vendin kanë vdekur. Ne duhet të synojmë një Sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura, i paraprirë nga procese të brendshme demokratizuese të partive politike.
-Një kulturë e re politike
We need a new political culture. A culture where power is not identified with eternity, where the opponent is not treated as an enemy, where compromise is not considered weakness, and where change is not expected as a threat, but as a condition for the development of a healthy democracy.
This agreement does not aim to replace the Constitution, political programs, or the identity of political forces. It aims to build a new consensus on how the modern Albanian state should function in the decades to come.
European Albania is not built only by meeting European Union standards. It is built when these standards become the daily culture of institutions, politics, and the relationship between the state and the citizen.
Albania does not need a new electoral contract, but a new contract of trust. A contract within which development goes hand in hand with democracy, economy with justice, power with self-restraint, freedom with responsibility.
With this conviction, we propose that the Socialist Party open the National Dialogue on the New Deal for Albania.
We invite every citizen, every institution, and every political force to become part of this process.
The New Deal for Albania does not begin with the promise to change the country. It begins with a serious commitment to changing the way power is exercised.
We believe that this governing majority and the Socialist Party have the opportunity to win through value and not force. Let us do our best to put the state above the party and Albania above everything.
Te paktën ka IQ te larte nxënësja më e mirë e gjimnazit, nuk është psikopate as superegoiste. Historia e shkarkimit është e pazbërthyer. Sa do ja dalë nuk e di por bashkë me Bushatin është zë racional Ndryshe nga mjaft " disidente:te tjete (si ambasafori ne OKB hajdut boje, ose Malaj susta shkencore e piramidave qe shkaterruan Shqipërine
Ne i duam njrezine pa makiazh e make up, i duam origjinal si i lindi nena. Sa je lustruar moj ti fshatarke qe i jepo mend Shqiptareve. Mos je varianti Nr2 i PS ne se deshtojne. Pa shko ik e thyej qafen e jep mbrapsht cfare ke vjedhur e perlare moj hiene.
Ne linje me disa nga kerkesat e protestuesve, por me vonese, brezi i ri ka 46 dite qe po i kerkon ne shesh keto gjera!
Elisa, kë bëre një hartim mature fantastik. Po të ishe në provimin e matures - 10!*. Po problemi është se ndersa hartimi shkruhet në klase zbatimi behet në një realitet ku krahas tokes pjellore ka edhe kenetore, krahas pseudo idealisteve ka edhe gangster politik.. Elise thua që duhet të njohim meritat- thua që nuk ka të perhershem … kjo është kontradikte e madhe - mgjthse kë merita duhet të ikesh - keshtu I bie dhe ti hapi rrugen njeres që ka merita se flet si maturante… Nga Shkodra kane një shprehje - a je e marr apo shtihesh…. Ta thoshte dikush tjeter epi edhe mund të pertypej.. por ti .. Skenderbeu tende kerkon ta zv me kë ? Me Mamicen ? Ncncncn… wrong idea.. ndoshta në krye të draftit duhej thene shprehja : Doren që të ushqen mos e kafsho…
Keto I Ben qeveria e re teknike jo ju. Ju e patet kohen dhat premtime, genjyet, manipuluat, dhe asgje. Me ju komunista te medhenj e te vegjel antishqiptare, shqipfolesa te kamufluar me gjuhe e flamur jemi regj. Koha te hapni krahun. Popullin shqiptare nuk e genjeni dot me.
Me duken si vleresime qe vijne nga stratosfera keto te Elises. Te thuash se marrveshja e vitit 2008 i sherbeu stabilitetit per kohen, do te thote qe te na genjeje edhe ajo sic genjyen ata qe e bene. Pra ajo thote, ju te dy (Rama e Berisha) keni vepruar qe ne 2008 si patriote dhe nuk keni abuzuar me marreveshjen, po hajde ta ndryshojme tani qe te behet dhe ajo protaginiste???? O zot... Sipas saj, po ata tani mund te na sjellin ndryshimin bashke me te???? Pavaresia e drejtesise eshte sanksionuar, por ajo nuk thote ne se e kane kapur ata demat e politikes sot e per rrjedhoje ata kreret e drejtesise po marrin vetem rrogat e majme? A eshte korrupsioni.perceptim apo vjedhje qe po mbulohet???? Nuk.po e kuptoj , ate te botes se cudirave..