TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-04-18 19:40:00

FIFA ndryshon formatin tradicional të Botërorit, finalja si Super Bowl; pushimi mes pjesëve 25 minuta

Shkruar nga Pamfleti

FIFA ndryshon formatin tradicional të Botërorit, finalja si Super

Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në New Jersey, pritet të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në traditën e futbollit ndërkombëtar. FIFA ka vendosur të adoptojë një format të ri argëtues, duke e afruar eventin me modelin amerikan të spektaklit sportiv.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, njoftoi se për herë të parë në histori, pushimi mes dy pjesëve të një finaleje Botërori do të zgjasë 25 minuta. Ky interval nuk do të jetë vetëm teknik, por do të shndërrohet në një spektakël të mirëfilltë muzikor, i ngjashëm me atë të Super Bowl-it.

Zgjatja e pushimit me 10 minuta më shumë se zakonisht synon të krijojë hapësirë për performanca artistike të nivelit të lartë. Deri tani është konfirmuar se Chris Martin dhe Phil Harvey nga grupi i njohur Coldplay do të jenë përgjegjës për drejtimin artistik të këtij segmenti.

Sipas Infantinos, kjo nismë është pjesë e një strategjie për ta shndërruar finalen e Botërorit në një event global argëtimi, përtej kufijve të sportit. Ai theksoi gjatë forumit “Semafor World Economy” se spektakli i planifikuar pritet të jetë ndër më të mëdhenjtë në botë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme, veçanërisht nga tifozët e futbollit. Kritikat kryesore lidhen me ndikimin që një pushim kaq i gjatë mund të ketë në ritmin e lojës dhe përqendrimin e futbollistëve, sidomos në një ndeshje kaq vendimtare si finalja e Botërorit.

finalja e kupës së botës fifa super bowl

Lini një Përgjigje