TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-05 21:26:00

“Muaji më i bukur i 100 viteve të fundit”, protestuesi: Shumica e kabinetit akuzohet për korrupsion, Rama thotë s’di gjë

Shkruar nga Pamfleti

“Muaji më i bukur i 100 viteve të fundit”, protestuesi:

Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, një protestues mbajti një fjalim ku ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe kritikoi mënyrën e qeverisjes. Ai pretendoi se një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar është e përfshirë në hetime apo akuza për korrupsion, ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se, sipas tij, ekziston një mos përputhje mes prioriteteve të qeverisë dhe nevojave të qytetarëve. Protestuesi e cilësoi gjithashtu periudhën e protestave si një moment të rëndësishëm qytetar, duke e quajtur “muajin më të bukur të 100 viteve të fundit”, sipas tij për shkak të pjesëmarrjes dhe reagimit qytetar.

I keni treguar shqiptarëve se ka njerëz që nuk e sheshin dinjitetit. Si ka mundësi që ¾ e kabinetit  ka të akuzuar për korrupsion. Rama thotë nuk e di sepse hanë fiq pas kurrizit tim. Kjo a nuk tregon se është i paaftë. Më thuaj një biznesmen që mban në punë njerëz që e vjedhin. Kjo tregon që je bashkëpunëtor. Nuk ka lekë për pensionistët por ka për oligarkët, nuk ka fusha për fëmijët por ka për pallate”, tha ai.

 

protesta akuza rama

Lini një Përgjigje