Forum23 Shkurt 2023, 23:02

3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij

Shkruar nga Pamfleti

3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij

Djali i Berishës, Shkëlzeni u paraqit disa ditë më parë  para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm. Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës.

Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, siç e cilëson ai. Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës.

Kujtojmë se përpos kësaj, djali i Berishës, Shkëlzeni u paraqit disa ditë më parë  para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm. Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi duket nga faktet se vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenit përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

"3 Marsi është dita në të cilën ne bëjmë betejë për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë", është shprehur Berisha në protestën e mbajtur ditën e sotme para Parlamentit, por është më se e qartë që ai mendon vetëm për hallet e tij personale, por jo të shqiptarëve.

Kjo është protesta e katërt radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama, një revolucion që duket se do të zgjasë deri në 10 vite. Nga protesta në protestë, shqiptarët duket se po braktisin ‘revolucionin’ e Sali Berishës, pasi pjesëmarrja është gjithnjë e më e ulët. /Tema



shkelzeni berisha 3 marsi