TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Dhjetor 2025, 09:02

Ben Blushi: Aferat në polici dhe historia e djalit me tatuazhin e nënës në krah!

Shkruar nga Ben Blushi
Ben Blushi: Aferat në polici dhe historia e djalit me tatuazhin e
Ben Blushi

Djali kishte qarë gjatë, e kishte fshirë tatuazhin e nënës por prapë nuk e kishte kaluar dot klasën, kishte humbur.

Dhjetë vjet më parë duke folur në Parlament kam treguar historinë e një djali që ëndërronte të bëhej polic.

Ai kishte fituar të gjitha testet me përjashtim të njërit.

Kishte një tatuazh.

Kohë më parë i kishte vdekur mamaja dhe fytyrën e saj të bukur e kishte bërë tatuazh në krah.

Shkolla e Policisë i kishte kërkuar ta fshinte tatuazhin në mënyrë që të kalonte provimin.

Policëve nuk i lejohet të mbajnë tatuazhe në trup.

Djali kishte qarë gjatë, e kishte fshirë tatuazhin e nënës por prapë nuk e kishte kaluar dot klasën.

Kishte humbur.

Nuk ishte bërë dot polic megjithëse kishte fshirë fytyrën e nënës nga trupi i vet.

Këtë histori ai mu lut ta tregoja në Parlament dhe unë e tregova siç ishte.

Që atëherë ai djalë më ka humbur.

Nuk e di më ku është, kush është dhe çfarë ka bërë.

A është bërë dot polic?

A e ka më tatuazhin e nënës së vet në trup?

Nëse dikush e njeh të më thotë ku është dhe unë do ta fotografoj me tatuazhin e nënës.

Siç fotografova historinë e tij të dhimbshme dhjetë vjet më parë në Parlamentin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje