
Modeli që të shajmë, të urrejmë, të xhelozojmë e të kemi inat sa je gjallë, e pastaj nuk lëmë gjë pa shkruar me mburrje, elozhe e lavdërime kur vdes, nuk besoj kurrë që është model i njerëzve me karakter e dinjitet, por një hipokrizi e pështirë...
Jetojmë në kohë hipokritësh të pështirë, të mbushur me frymorë që mezi presin të vdesësh që të shkruajnë dy fjalë të “mira”, me mendimin se të gjithë mund të harrojnë çfarë kanë thënë për të ndjerin sa ishte gjallë.
Si njerëz, të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë, dhe kur ikim nuk ka më asnjë vlerë se çfarë thonë apo çfarë shkruajnë ata që të kanë sharë e urryer sa je gjallë.
Ngushëllime fëmijëve dhe familjes.
Se në politikë dhe në ato nivele që ka qenë i ndjeri Fatos Nano, nuk ka pasur kurrë as miq e as shokë, veç servilë dhe interesaxhinj pushteti.
Fatos Nano, në 35 vite, ishte i vetmi politikan që u rikthye fuqishëm në majën e politikës pas burgut, falë shërbimeve të huaja që organizuan revolucionin e armatosur komunisto-ordiner të vitit 1997 dhe me premtimin se do kthente 100% lekët e firmave piramidale.
Fatos Nano iku nga politika para 20 vitesh, në vitin 2005, pasi humbi zgjedhjet në moshën 53-vjeçare, si asnjë tjetër në këto 35 vite, dhe prej 20 vitesh ka jetuar jetën e tij private, siç ka dashur, jashtë kamerave dhe protagonizmit.
Ajo që më bën përshtypje është modeli i histerisë kolektive virtuale për të shkruar kur largohet nga jeta një person publik i kujtdo fushe.
Më poshtë po ripublikoj postimin tim të bërë kohë më parë, kur u nda nga jeta i ndjeri Ismail Kadare. Më habit shumë kjo hipokrizi e statusve në Facebook për çdo person publik që largohet nga kjo jetë.
Deri tek ngushëllimi i familjes, të afërmve apo miqve është njerëzore dhe sevap, nëse ke mundësi t’i hedhësh një dorë dhe kujtdo të ndjeri që ke njohur sa ishte gjallë.
Por kur shoh “romane” me fjalë prekëse e mburrje aq të shumta sa do habitej edhe vetë i ndjeri, nga njerëz që nuk kanë asnjë njohje, asnjë lidhje apo asnjë lloj kontakti me çdo të ndjerë që ikën nga kjo botë, vetëm për të treguar se është në pjacë, më vjen sinqerisht pështirë.
Në këtë botë, të gjithë jemi kalimtarë dhe emri rron më shumë sesa kufoma, qoftë për mirë e qoftë për keq.
Secili nga ne e ka në fatin e tij të lërë emër të mirë ose jo në këtë jetë kalimtare, dhe askush tjetër, me çfarëdo lloj postimi real apo hipokrit, nuk mund t’ia zmadhojë apo zvogëlojë emrin askujt të ndjeri që ikën nga kjo botë.
Kush mendon se “zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyerje ndaj kujtdo që largohet nga kjo botë, e ka të kotë, sepse emrin e mirë apo të keq në këtë botë kalimtare, cilido nga ne e krijon gjatë jetës së tij me sjelljen, shpirtin dhe zemrën me të cilën prezantohet gjatë jetës në këtë shoqëri ku jetojmë.
Modeli që të shajmë, të urrejmë, të xhelozojmë e të kemi inat sa je gjallë, e pastaj nuk lëmë gjë pa shkruar me mburrje, elozhe e lavdërime kur vdes, nuk besoj kurrë që është model i njerëzve me karakter e dinjitet, por një hipokrizi e pështirë.
Respekte për cilindo që mirëkupton këto fjalë të mia dhe shumë faleminderit për këdo që nuk është.
Pse nuk thua qe ishte i perkedheluri i Nexhmie Hoxhes e pinjoll i kastes se larte te PPSH, hengri e piu nga te gjithe qe te alabaket e deri te korrupsioni, Me ne fund ia mbathi vrapit ne Viene, vend i bukur per bese e jetoi me te vjedhurat e vesin e bixhozit e te alkoolit. Mos na hapni zorret se vjen ere e rende. Ka shume e shume per te thene per cdo kend si para e pas lenies. Keto qe permendja (pothuajse hic fare) jane thene nga tipa si puna jote o trim laluc i kombit. Do thuash ishte djale i mire, natyrisht si gjithe cunat e Tirones qe u edukuan me shoqeri e edukate o pshatar (jo fshatar) i percmuar qe vetem te vjellesh di.
Ne nje paralelizem me boten e yjeve te muzikes moderne e postmoderne boterore, Fatos Nano ishte, eshte e do te mbetet 'ikona pop' e tentatives dhe e perpjekjeve te atyre pak intelektualeve profesioniste e liberale shqiptare per nje tranzicion elitar, nga nje shoqeri dhe ekonomi me varferi e ndrydhje ekstreme, ne nje hapesire me mundesi vetepropulsuese euro-atlantike!
Ndjesë pastë,...Ai, që ikën S'e politika,...është e pa besë, Mbrapa shpine,...t'a ngul thikën, Për një fjalë të "mirë,,...vdekjen do presë?!
Shume drejte
Nano dhe historia që i vinte nga pas: Korrupsioni, pazaret, oligarkia dhe shantazhi i medias. Edhe pse kishte diskurs modernizues dhe evropianist, në praktikë mungonte zbatimi konkret. Shumë reforma mbetën në letër, të frenuara nga interesat klienteliste dhe mungesa e vullnetit politik.Qeverisja e Nanos u njollos nga korrupsioni, klientelizmi, mungesa e transparencës dhe një marrëdhënie autoritare me median. Nano shihej si elitist, i shkëputur nga populli dhe nga anëtarësia socialiste. Mitingjet dhe kontaktet me publikun ishin të rralla. Mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët e dobësoi mbështetjen e tij publike dhe e përshpejtoi rënien pas vitit 2005. Nano shihej si i ftohtë dhe i shkëputur nga baza socialiste, duke preferuar rrethin e tij të ngushtë të besuarish. Gjatë mandateve të tij, sidomos 2002-2005, administrata e Nanos u perceptua si një nga më të korruptuarat e tranzicionit. Raportet e Transparency International e renditën Shqipërinë ndër më të korruptuarat në Evropë. Ministrat e tij u akuzuan për abuzime, afera klienteliste dhe tendera të manipuluar. Ai vetë shpesh u kritikua se toleronte korrupsionin brenda radhëve të PS-së. Gjatë mandatit 2002-2005, disa ministra të tij u përfshinë në afera korruptive (p.sh. çështjet e koncesioneve të energjisë dhe tenderave publikë). Vetë Nano akuzohej shpesh për mbrojtje të “oligarkëve të rinj” të lidhur me PS-në. U kritikua për afrime me kundërshtarë politikë, si në vitin 2002 kur mori pushtetin pas një marrëveshjeje me grupin e Ilir Metës. Ishte qeveri kompromisesh, pazaresh, brenda partisë dhe jashtë saj, më shumë sesa qeveri reformash. Disa televizione dhe gazeta u përballën me presione fiskale e gjyqësore për shkak të qëndrimeve kritike. Rasti i Ylli Rakipit (2002): gazetar kritik ndaj qeverisë Nano u arrestua me akuza për shpifje dhe mashtrim; organizatat ndërkombëtare si Reporters Without Borders dhe OSBE e cilësuan arrestimin politik. Pavarësia e gjyqësorit dhe administratës publike mbeti e dobët; ndikimi politik ishte ende i fortë. Reformat e premtuara për integrimin në BE mbetën të pjesshme dhe pa rezultate konkrete. Në fund, ai nuk arriti të ndërtojë institucione të pavarura, të forta e të qëndrueshme, prandaj trashëgimia e tij politike është më shumë ambivalente sesa reformuese. SHËNIM: Nano është hallka që lidh autoritarizmin populist të Berishës me teknokratizmin autokratik të Ramës. Ai përfaqëson brezin që besonte në kompromis dhe reflektim, por që u mposht nga dy forma më të forta të pushtetit: Britma e Berishës dhe spektakli i Ramës.
Shoku Zylo me uniforme komentuesi sot, qave me lot e qyrre!
Sakte
Po ikni mo zagare keni goje ju me fol per Fatos Nanon. Flet ky Murrizi qe ska asnje vlere dhe vetem di te shaj. E xhelezojne dhe qe iku nga jeta. Turp Te pakten per ate po flasin gjithe me respekt po per Murrizin sbesoj se ka respekt njeri.
E ke gabim o Murriz. Fatos Nano u fry si nje intelektual I jashtzakonshem qe do shpetonte Shqiperine me zgjuarsine e tij i porsa dale ne skene ne 1991 sic u fry dhe Saliu si opozitar anti komunist te dy keta nga Ramiz Alia ne ate kohe me shpresen qe klika komuniste ne pushtet ne ate kohe te shpetonte paq sic dhe ja arriti. Fatosi ne fakt doli qe ishte nje vagabond halabak hajdut imoral e kliptoman qe nuk ishte jo per kryeminister por as per pedagog ose funksionar i ulet qeverie. Nje ordiner qe bashkpunoi ngushte me kriminelin non grata per ti kaluar pushtetin duke punuar keshtu kundra Shqiperise dhe Kosoves. Nuk u shkeput nga politika per te jetuar jeten private sic thua ti por u shkeput per te shijuar milonat qe vodhi ne Austri por kur kuptoi se nuk kishte vjedhur aq sa duhej tentoi te kthehej perseri ne politike por nuk i eci. Nuk meriton fjale te mira Fatosi as kur qe gjalle e as kur vdiq. Nje halabak ordiner.