Prijësi nuk i beson asnjërit, prandaj ka dalë në fund. As ka një mik për be, as nuk dëgjon, as nuk shikon. Është izoluar!
Edi Rama, me besnikët e tij hajdutë, nuk mund të ri pushtojë territore, jo se i mungon “arsenali”, por se gjatë sundimit ka “tradhtuar” shumë miq. Ish miqtë e tij, të fuqizuar ekonomikisht, kanë mobilizuar inatet shpirtërisht e fizikisht, sa u shijon vuajtja e Bablokut.
Pra, kundërshtarët më të fortë, ka të vetët.
Në mijëra vite kështu ka ndodhur. Pushtetin e ka bërë të shëmtuar shkëlqimi, të dobët forca dhe të varfër pasuria.
Të pasurit mes panikut, ose në burg ose në zyrë shteti, dhe të varfrit majë zemërimit, ose në shi ose në breshër, po fërkohen duke lënë pas ca xixa e xixëllonja.
Ka kohë që as Belinda Balluku, as Olta Xhaçka nuk përdorin firmatot e parfumet si të ambasadores Yuri Kim. As Taulant Balla e Damian Gjiknuri nuk e ftojnë dot ambasadoren në dreka e darka, se xixëllon dyshimi e fryhen rrjetet sociale, sa mund të dalin nga “shtrati” bizneset e aferat korruptive.
Terapitë e tepruara në kauzën e hajdutëve për mbajtje të sistemit në formë, kanë vizatuar tiparet që ne trajtojmë nëpër “trajnimet” me fshatarët që presin, nuk dinë ende se çka.
Sundimtarët nuk janë dobësuar se u zëmëruan turmat, por se u nënshtruan deri në çrregullim, ku edhe u ‘kruhet shpina’ për dru, edhe bërtasin; ky e ka dorën e rëndë, ky tjetri të vjedh e ai atje të vret.
Paria u zvogëlua duke vjedhur shumë, vegjëlia u zmadhua duke duruar shumë.
Veprimet tmerrojnë edhe synimet.
Prijësi nuk i beson asnjërit, prandaj ka dalë në fund. As ka një mik për be, as nuk dëgjon, as nuk shikon. Është izoluar. Nuk del as në fushatë, as në krah të bashkëpunëtorëve, nuk futet as në fshat, as në Parlament, as në Amerikë nuk ka ku vete.
I largohen të tërë, pasi kundërmon erë korrupsioni deri në dosjet hetimore të Kongresit Amerikan.
Lëkundjet ndihen poshtë nën dhé tek konturet e kullave gjigande, Edi Ramën po e rrëzojnë të vetët./ Pamfleti
Lini një Përgjigje