
Ata vijnë këtu disa herë, shpesh, si miq që nuk i ndahen derës, hapur e kanë, sepse ai që është më i pasur dhe i pushtetshëm i ka hije të mbledhë me bujt ata që janë më pak, pikërisht se ai që i priti në shi është më i pasur dhe i fuqishëm strukturalisht se secili prej tyre...
Ai që priti ata që erdhën, ai që i priti në shi, ka së paku dhjetë herë më shumë fuqi ekonomike, pushteti, politike, administrative se secili prej atyre që erdhën në vendin e vet!
Kush nuk e beson, mos ketë nevojë për analiza investiguese, por të bëj një lexim krahasues të kushtetutave përkatëse.
Pothuajse 4/5 e atyre që erdhën nuk do të jenë në pushtet në 2030. Kjo është demokracia e fortlumturuar evropiane.
Asnjëri prej tyre dhe as të gjithë bashkë nuk kanë në dorë të marrin vendimin, qoftë edhe po të duan unanimisht, që Shqipëria të jetë vend i anëtarësuar në BE.
Nuk ka nevojë tjetër veçse shihni normat evropiane të zgjerimit, nuk po ju them më tej se mos lodheni!
Dallimi kryesor dhe pengesa kryesore strukturore që e pengon Shqipërinë për të bërë hapa në BE është pikërisht fakti që ai që i priti në shi ata që vinin me makina luksoze është së paku dhjetë herë më i pushtetshëm se secili nga ata që erdhën. Pa u çbërë ky fakt është e pamundur edhe reforma më e vogël.
Nuk ka nevojë të lodhni kokën, dihet që ne jemi shoqëri piramidale kurse shoqëria evropiane nuk është.
Ata vijnë këtu disa herë, shpesh, si miq që nuk i ndahen derës, hapur e kanë, sepse ai që është më i pasur dhe i pushtetshëm i ka hije të mbledhë me bujt ata që janë më pak, pikërisht se ai që i priti në shi është më i pasur dhe i fuqishëm strukturalisht se secili prej tyre.
Këto të gjitha i them si fakte fare të thjeshta, pa asnjë koment. Thjesht konstatime.
Çfarë të bësh, media dhe analistët janë degë më degë!
Rrafin ujë në hajvan!
Lini një Përgjigje