Pse po përplasen anëtarët e KLP?
Anëtarët e KLP që duhet të ishte Këshilli i Larte i Prokurorisë por nuk është asgjë tjetër veçse këshilli që voton për interesa, ngre ne karrierë prokurorët me mbështetje politike apo pjesë të grupimeve të njohura, po grinden mes veti për arsye "banale".
Fyerjet, fjalori i papërshtatshëm i Sokol Stojanit i cili përfaqëson njërin grup dhe kryetarja Mirela Bogdani e grupimit tjetër, kane një vit që dalin sheshit me etiketime rrugaçësh dhe aspak institucionale
Arsyeja?
Vetëm një: Interesat.
Se çfarë fjalori përdoret klikoni dhe dëgjojeni në linkun https://klp.al/
Provat!
Ata u mblodhën me temë diskutimi hapjen e vakancave për prokurorë në Prokurorinë e Apeli, që mbas hartës gjyqësore është një dhe e vetme. Faktet tregojnë se kjo prokurori ka vetëm 11 prokurorë nga 20 që duhet të ketë. Por njëri kamp ku bën pjese edhe Sokol Stojani synon që vendet bosh të mbahen peng në pritje të mbarimit të mandatit te prokurorëve që janë emëruar si inspektorë ne ILD dhe padyshim edhe për të mbajtur bosh vende për prokurorët e parë të SPAK që ju mbaron mandati së shpejti.
Pala tjetër thotë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë pambarimisht në pritje, duke e gjunjëzuar apelin me mungesa prokurorësh dhe duke i hequr të drejtën me këtë "kaparosje" çdo prokurori tjetër që përmbush kriteret për tu ngjitur në karrierë.
Në këtë klime te agravuar edhe me herët sa herë ka interesa anëtarët ulen të votojnë.
Pala që bën kokë turku Mirelën (kryetaren) janë prokurorë që kanë qenë në sistem dhe janë të bindur se sistemi janë ata. Ndaj trimërohen dhe besojnë se do marrin ndonjë vote nga perfaqesuesit e botes akademike apo ata anëtarë që i quajnë në gjuhe bullizuese "ju të BE".
Rezulton se: Katër prej anëtarëve (ku bën pjesë edhe Stojani, Oliger Eminaj i skandalit më të fundit, Erind Germenji dhe Moisi Duda) votojnë kundër hapjes së vakancave.
Anëtarët e tjerë që mbeten ndahen në dy nëngrupe.
Tre votojnë: të hapen dy vakanca.
2 votojnë ku bën pjesë Mirela Bogdani dhe Erind Mërkuri: të hapet një vend vakant
Por grupi që i thotë "jo" hapjes së vakancave e konsideron të marrë vendimin, sepse besojnë ata janë shumica.
Në të vërtetë ligji në këtë pikë është i qarte si 1+1=2.
Ligji 115/2016 në nenin 166 pika 2 thotë "KLP vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm" .
Llogaria e thjeshtë: Të pranishëm 9 anëtarë, votuan katër. Pesë të tjerë jo. Pesa është shumica, pra nuk ka vendim.
Por Stojani që dëgjuar ne audio ka një matematikë tjetër, llogarit që numri 4 është shumica dhe ndaj e konsideron vendimin të marrë dhe shan.
Çështja e votave i ka shtirë ne sherr edhe më herët, ku anëtarët janë po kaq banalë dhe aspak në interes të prokuroreve te republikës
Si për shembull, Transferimet!
Kjo mbledhje me tensione lidhej me fatin e katër prokurorëve që janë transferuar me pëlqim nga rrethet ne Tirane për një periudhë 1 vjeçare. Në kushtet kur ky afat ka mbaruar dhe kur ligji thotë qe kohëzgjatja e transferimit nuk mund të jetë më shumë se 1 vit anëtarët ulen të diskutojnë. Pavarësisht se i njëjti kamp ku bën pjese edhe prokurori i nderuar Sokol Stojani më herët kishin votuar për prokurorët e Elbasanit duke thënë " jo" nuk mund te vazhdonin tej këtij afati, për rastin e Tiranës kampi ndryshon mendim.
Grupi Stojani voton "mund te qendrojnë me caktim të përkohshëm".
Grupi Bogdani voton: ata nuk mund të qëndrojnë tek afatit dhe të hapet procedura sërisht për transferim me pëlqim. Këshilli ndahet prapë me votat që sërish lexohen gabim dhe aktualisht në shkelje te ligjit katër prokurorë qëndrojnë të transferuar pa asnjë vendim. Skandali që pason për këtë vendimmarrje është që në prespektive veprimet hetimore të këtyre 4 prokurorëve do te goditen në gjykatë për pavlefshmeri me pretendimet se kanë hetuar prokurorë ndaj të cilëve këshilli s’ka dhënë vendim se ku i kane kompetencat.
Kujtesë!
Në kulmin e përgatitjeve për të hapur garën për drejtimin e SPAK ne shtator 2025 unë raportova Exclusivisht, se si disa anëtarë tentuan te preknin çështjen e votimit që lidhej me numrin e votave e që në thelb do te impaktonte edhe Prokurorinë e Posaçme.
Por kur vjen puna tek SPAK grupet e KLP janë të qeta dhe te edukuara në dukje dhe nuk sherrosen, sepse ndërkombëtarët i shikojnë dhe ndoshta ndaj ata nuk janë kaq trima sa vetëm për vetëm me njeri - tjetrin.
Lini një Përgjigje