
Zoti kryeministër, një qeveri bie me gjithë kryeministrin e saj, kur e gjithë ajo qeveri nëpërmjet kryeministrit të vet, dhe veç e veç me anë të ministrave, nuk di të thotë asgjë për drejtimin e vendit, për politikën e jashtme, për marrëveshjet ndërkombëtare...
Presidenti i famshëm i Amerikës është në Tiranë.
Shumë pritje e bukur ju bë Bill Klintonit në Tiranën, ku ai erdhi më në fund.
Se ai është... Heroi modern i shqiptarëve.
Çliruesi i Kosovës.
Dhe mbështetësi i shqiptarizmit.
Por, edhe një nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës.
Bill Klinton dhe Madalen Ollbrajt e Toni Bler ishte treshja e madhe e politikës botërore të viteve 90' e 2000' që i dha mundësi shqiptarëve ta bënin shqiptarizmin qëndrën e Gadishullit Ilirik me çlirimin e Kosovës.
Këta të tre kanë iniciuar historinë e re të Shqipërisë.
Ishte Bill Klinton përfundimisht, që me çlirimin e Kosovës, i ktheu shqiptarët triumfalisht në Kosovë. dhe i vendosi ata në historinë e tyre reale.
Pas një kohe të gjatë me:
Sakrificë heroike;
Humbje të popullsisë nga kriminalizmi antishqiptar i Serbisë;
Shpërngulje të shqiptarëve të Çamërisë drejt Shqipërisë dhe Turqisë; Shkatërrimi i politikës shqiptare, me të blerët nga Serbia të atyre që kanë qenë krerë të Shqipërisë.
Kjo ka qenë historia e hidhur, por edhe sakrifica sublime e shqiptarëve në rreth 170 vjet, që nga viti 1838 e deri në vitin 2008.
Dhe, ishte Bill Klinton ai që, në vitin 1999, bombardoi Beogradin për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës, garantoi pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik; dhe çliroi botën shqiptare në këtë Gadishull.
Sot, gadishulli ynë është kthyer në emrin e tij të vërtetë - Gadishulli Ilirik; sepse këtu sundojnë shqiptarët me të dy shtetet e tyre: Shqipërinë dhe Dardaninë.
Por politika shqiptare e të dy shteteve lë për të dëshiruar, se Shqipëria ende nuk ka një kryeministër që të punojë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Megjithatë, dje kryeministri Rama, sikur u kthye, dhe vendosi të luajë në interes të Shqipërisë, kur u largua nga monstra e Milosheviçit, Vuçiç, dhe u tërhoq nga kërkesa e tij absurde e tregut të hapur, Open Balkan, duke e lënë në baltë Aleksandër Vuçiçin.
Asgjë.
Verba verba preter et a que nihil - fjalë, fjalë dhe veç fjalëve asgjë: këto janë fjalimet e kota të presidentit të Serbisë.
Këtu jemi.
Por mjerë shqiptarët dhe Shqipëria!
Zoti kryeministër ne të pyesim: ku, si dhe me çfarë arsyeje politike ti po vepron?
Asgjë...
Për asgjë.
Por koha ikën.
Kurse shqiptarët janë në forcën e tyre, dhe tani duhet të nisë edhe lëvizja për pavarësinë e Çamërisë.
Zoti kryeministër, një qeveri bie me gjithë kryeministrin e saj, kur e gjithë ajo qeveri nëpërmjet kryeministrit të vet, dhe veç e veç me anë të ministrave, nuk di të thotë asgjë për drejtimin e vendit, për politikën e jashtme, për marrëveshjet ndërkombëtare, dhe për diasporën shqiptare në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Asgjë nuk është bërë deri tani nga qeveria aktuale në këtë aspekt.
Këto lloj qeverish ose rrëzohen ose ikin me turp...
Kurse Bill Klinton, një nga pesë presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, e njoftoi dje të gjithë Perëndimit që Shqipëri-Kosova tani është një forcë e madhe perëndimore në Ballkanin Perëndimor, dhe një aleat i madh i Amerikës... për historinë e pritshme të progresit demokratik në Evropë.
Bill Klintoni erdhi në Shqipëri tamam në kohë, por pikërisht në këtë situatë ndërkombëtare ku politika amerikane do të jetë në ekspansion të fuqishëm për idetë demokratike dhe progresive në Ballkanin Perëndimor. Dhe kuptohet se dy shtetet shqiptare në Gadushullin Ilirik do të kenë rolin e tyre aktiv në këtë çështje, njëlloj si të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
Koha është e shqiptarëve, por drejtuesit politikë të Shqipërisë, a janë brenda kësaj kohe?
Lini një Përgjigje