TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 17:38

Ka gjetur saktë fituesit e 4 edicioneve të fundit në Kupën e Botës, loja e famshme e futbollit parashikon kampionin e vitit 2026

Shkruar nga Pamfleti
Ka gjetur saktë fituesit e 4 edicioneve të fundit në Kupën e
Kupa e Botës

Loja e njohur “EA Sports FC”, e njohur më parë si FIFA, ka publikuar simulimin e saj për fituesin e Kupës së Botës 2026, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen e tifozëve të futbollit.

Sipas parashikimit të realizuar nga loja, Spanja do të shpallet kampione e botës në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke ngritur trofeun për herë të dytë në histori.

Ky simulim merr edhe më shumë peshë për shkak të rekordit mbresëlënës të “EA Sports” në edicionet e fundit të Botërorit. Që nga viti 2010, loja ka parashikuar saktë fituesin e katër Kupave të Botës radhazi.

Parashikimet e “EA Sports” që u realizuan:

2010 – Spanja

2014 – Gjermania

2018 – Franca

2022 – Argjentina

Nëse edhe këtë herë simulimi rezulton i saktë, "La Roja" do të rikthehet në fronin e futbollit botëror, duke përsëritur suksesin historik të vitit 2010.

Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një simulim të bazuar në algoritme, statistika dhe të dhëna të lojës. Verdikti përfundimtar do të jepet në fushën e blertë, ku kombëtaret do të luftojnë për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror gjatë Kupës së Botës.

"ea sports" finalja e botërorit

Lini një Përgjigje