TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2026, 19:29

Humb kontrollin e motorit, 47-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Humb kontrollin e motorit, 47-vjeçari niset me urgjencë drejt
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor "Fier i Ri-Ngurrëz", ku një motomjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij.

Sipas Policisë, motori drejtohej nga shtetasi me inicialet E. T., 47 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të rënda.

47-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje