TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Tetor 2023, 19:30

Njëmbëdhjetë kërkesa për Samitin e BE-së në Tiranë!

Shkruar nga Artan Fuga

Njëmbëdhjetë kërkesa për Samitin e BE-së në

Ç’dëmtimi financiar i BE për Shqipërinë për çdo person me shkollë të lartë që punësohet në një vend evropian. Pra shlyerja nga ato shtete të shpenzimeve të shkollës së lartë.

Përpara Samitit evropian, unë e marr përgjegjësinë e plotë për të thënë se Shqipëria duke mbajtur fort rrugën për integrim evropian, pa hezitime dhe lojëra, duhet të ri negociojë disa parametra të procesit të integrimit.

Nuk mund të jenë vetëm parimore, vetëm dogmatike, vetëm të njëanshme, dhe të paluajtshme sikurse mendoheshin tredhjet vjet më parë.

Shqipëria duhet të përmirësohet, por edhe të kërkojë të riparohen disa gjëra që na pengojnë:

1. – Kuota punësimi disavjeçare për punëtorë shqiptarë në vendet evropiane

2. – Kuota për prodhime shqiptare cilësore në të gjithë tregjet evropiane

3. – Këmbim i monedhës shqiptare, lekut, me euron, në pikat e shkëmbimit të parasë në vendet evropiane

4. – Krijimi i zonave të lira ekonomike në Shqipëri me shkëmbim politikash evropiane për investime strukturore në Shqipëri

5. – Financimi i disa produkteve bujqësore sipas standardeve të mbështetjes të bujqësisë evropiane

6. – Ç’dëmtimi financiar i BE për Shqipërinë për çdo person me shkollë të lartë që punësohet në një vend evropian. Pra shlyerja nga ato shtete të shpenzimeve të shkollës së lartë.

7. – Krijimi i një banke strategjike Shqipëri – BE për depozita për emigrantët shqiptarë në vendet e BE

8. – Njohje e viteve të punës në Shqipëri për çdo emigrant që përfiton pension në një nga vendet e BE.

9. – Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj fakultative së paku në dhjetë universitete evropiane

10. – Një qendër kulturore evropiane në Tiranë me buxhete të BE

11. – E drejtë qëndrimi jo tre, por gjashtëmujore pa vizë në hapësirën e BE për qytetarin shqiptar!

kërkesa be 11

Lini një Përgjigje