
Bashkëshortja e një deputeti “opozitar” të LSI u mbyt në lot kur iku Ulsiu si ministër Drejtësie...
Iku dhe Zj. Silva nga “opozita” dhe but but u ul në prehrin e Qeverisë.
Se i bëtë gjyqin Endri Brahimllarit pse iku i pari!
Çështje kohe ikin dhe të tjerë që kanë ngelur akoma këtu në Tiranë se në asnjë cep të Shqipërisë nuk ka më nga kjo “opozitë” pas zgjedhjeve të 11 majit.
Prandaj kam thënë në shkurt 2025 në Këshillin Kombëtar të Mul Nokës që koalicioni me LSI nuk sjell kokërr vote tek PD.
Këta janë më të sinqertë në fakt se ikin drejtpërdrejt vetë.
Ndërsa deputetët e LSI apo ish-deputetë e anëtarë të kryesisë kanë të gjithë familjarët nëpër ministri në poste të ndryshme.
Madje bashkëshortja e një deputeti “opozitar” të LSI u mbyt në lot kur iku Ulsiu si ministër Drejtësie.
Hajde Mul “strategu”, gjej ndonjë koalicion të këtij lloj edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale sidomos për Bashkinë Tiranë, e ruaj ndonjë gjë po vari trapin se humb PD dhe vuajnë demokratët.
Në fund të fundit ju mirë i keni punët e juaja me “beteja” madhështore në Parlament.
Lini një Përgjigje