Nëse Europa nuk ndryshon, shkojmë të paepur drejt Luftës së Tretë Botërore, viktimë e së cilës do të jetë sërish Europa....
Deputetët të Parlamentit Europian ndahen në Grupe Politike, të organizuara për nga pikëpamjet e tyre politike dhe jo për nga origjina, kombësia, apo shteti.
Parlamenti Europian ka 7 Grupe Politike dhe kur të shikoni se cili është fondamenti politik i secilit grup, do të kuptoni më mirë Europën, politikën, Bashkimin Europian dhe ku synojnë të shkojnë grupimet Politike në Europë.
Për të krijuar 1 Grup Politik nevojiten 23 anëtarë dhe të paktën 1/4 e vendeve anëtarë duhet të jenë pjesë e Grupit. Një deputet i Parlamentit nuk mund të jetë anëtar në më shumë se 1 Grupim Politik.
Disa euro-deputetë që nuk i përkasin asnjë Grupi, quhen anëtarë të paatashuar.
Çdo Grup Politik kujdeset për organizatën e tij ndërkombëtare, e cila ka një kryetar, ose në disa grupe ka 2 bashkë-kryetarë, një byro dhe një sekretariat.
Grupet Politike ndahen bazuar në pikëpamjet Politike, në rrymën Politike që përfaqësojnë, të majtë, apo të djathtë, të qendrës, apo ekstremit dhe zakonisht qëndrimet e tyre në Parlament janë qëndrime unison, në bllok, por nuk është e ndaluar që anëtarë të grupeve politike të shfaqin edhe ide personale të ndryshme nga grupi.
Grupet Politike të Parlamentit Europian janë:
1. Grupi i Partive Popullore Europiane (Kristian Demokratë), konsiderohen qendra e djathtë;
2. Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, konsiderohen qendra e majtë;
3. Grupi Europa e Rinovuar, janë të majtë;
4. Grupi i Gjelbër / Aleanca e Lirë Europiane, të majtë;
5. Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, konsiderohen të djathtë;
6. Grupi Identitet dhe Demokraci, konsiderohen ekstrem i djathtë;
7. Grupi Leftist në Parlamentin Europian, konsiderohen të majtë ekstremë.
Duke parë faqet e tyre online dhe politikat që kanë ndjekur në këto 5 vitet e fundit mund të bëjmë për secilin Grup Politik një përshkrim sinoptik të profilit politik.
1. Grupi PPE, e djathta e qendrës, duket të jetë pjesa më amorfe e Parlamentit Europian, është ai Grupim Politik që sot i mëshon kryesisht krijimit të ushtrisë europiane, mbrojtjes dhe luftës me Rusinë, mes Ukrainës.
Ky grupim, mund të quhet pa drojë, vaaali politil i Shteteve të Bashkuara në Parlamentin Europian.
Kjo besoj se thotë gjithçka për synimet e këtij grupi Politik në Europë, me pozicione Politike të djathta të zbehura krejt dhe me një kulturë thuajse majtiste në politikat socio-ekonomike.
PPE ka filluar dhe humbet profilin Politik të një grupimi të djathtë, teksa ka veshur me fanatizëm idetë globaliste, internacionaliste.
2. Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, e majta e afruar me qendrën, fokusohet tek sundimi i ligjit kryesisht dhe tek barazia gjinore.
Dy akse që po shkatërrojnë Europën, e para sepse mes ligjit po instalohet censura dhe gjykatat e kontrolluara dhe e dyta që mes propagandës së barazisë së pafund, po dëmtohet familja, e mes saj shoqëria.
Ky grupim majtist gjen padyshim mbështetjen e PPE në axhendën e tij globaliste.
3. Grupi Europa e Rinovuar është një grup i ekstremit të majtë, që funksionon për të kundërshtuar ekstremin e djathtë dhe që për platformë ka luftën kundër Lëvizjeve që kundërshtojnë të drejta, edhe pse një seri absurdesh ky grupim i ka klasifikuar dhe i trajton si të drejta, me mbështetjen padyshim të atyre të qendrës së majtë dhe të djathtë.
4. Grupi i Gjelbër / Aleanca e Lirë Europiane, është ai grupimi që për flamur ka mjedisin, për bisht barazinë gjinore dhe për duar energjinë alternative dhe Ukrainën.
Janë këta që flasin për zero emetim të karbonit dhe ndryshimet klimaterike, të cilëve sistemi u jep kohë të pafundme televizive dhe mediatike, pa çensurë.
5. Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, kanë në thelb të politikave të tyre zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, mbrojtjen e kufijve të shteteve anëtarë dhe jo vetëm, transformimin e politikave migratore që po dëmtojnë Europën, mbrojtjen e mjedisit me një kosto të përballueshme nga buxhetet e shteteve anëtare, përmirësimin e efektivitetit dhe efiçiensës së Unionit, si dhe nxitjen e partneritetit dhe kooperimit në nivel global.
Këta janë të djathtët e vërtetë, ku arsyeja i prevalon dogmës, ku propaganda është tretësore plr nga rëndësia, përballë ekonomisë dhe individit, që vë në lëvizje sistemin.
6. Grupi Identitet dhe Demokraci, konsiderohen ekstrem i djathtë dhe kanë për sloganë të tyre kryesorë, në këto 4 vitet e fundit, pikërisht këto 2 sloganë: "Çensura Online është kërcënim për demokracitë europiane" dhe "Kryqëzata e Gjelbër po vret pronarët".
Është mëse e qartë se çfarë përfaqëson ky grupim Politik me tendenca anti-globaliste.
7. Grupi Leftist në Parlamentin Europian, janë zëri i rrugës në Parlament, që mbrojnë të drejtat e klasës punëtore, mjedisin, feminizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut. Ky Grupim lufton për një Europë të Barazisë dhe Solidaritetit, globalistë proletarë.
***
Mesa më sipër përshkruam, pamë se në numër grupimesh Politike, të majtët kanë 4 Grupe dhe të Djathtët 3.
Por nëse flasim për ideologji të pastra, 3 grupime janë të majta dhe 2 grupime janë qartësisht të djathta.
PPE dhe APSD, qendra e djathtë dhe qendra e majtë, kanë pothuajse të njëjtën fizionomi Politike, kanë ardhur kaq pranë, sa më është e vështirë t'i diferencosh. Jo vetëm kaq por edhe retorika e tyre politike globaliste është pothuajse e njëjtë, deri në monotoni.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian nga data 6 qershor deri më 9 qershor, do të jenë zgjedhjet e ndryshimit dhe përmbysjes së raporteve.
Për shkak të politikave migratore, luftës në Ukrainë, politikave xhender, imponimit të ekonomisë së Gjelbër dhe shumë masave të tjera shtrënguese, qytetarët europianë do të votojnë parti thellësisht të djathta, me doza anti-globaliste.
Sondazhet tregojnë se 2 grupimet realisht të djathta në Parlamentin Europian do të jenë dominantë dhe do të mbizotërojnë për herë të parë PPE-në, me kontributin kryesor të Italisë mes Melonit dhe Salvinit, Francës mes Marine le Pen, Gjermanisë mes partisë AFD, Greqisë mes 3 partish të së djathtës, Holandës, Danimarkës, Austrisë dhe Suedisë. Por flamurin e së djathtës do e mbajë Hungaria e Viktor Orban.
Parlamenti i 9 qershorit do të jetë reagimi i parë i europianëve për ekonominë që është në dishezë, për lëvizjen e pakontrolluar migratore që ka rritur pasigurinë, por kryesisht për luftën në Ukrainë dhe vasalitetin ndaj Shteteve të Bashkuara.
Nëse Europa nuk ndryshon, shkojmë të paepur drejt Luftës së Tretë Botërore, viktimë e së cilës do të jetë sërish Europa.
Shqiptar kudo ndodhesh dhe ke të drejtën e votës, voto mençur.
Lini një Përgjigje