TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Prill 2025, 22:12

Për kë do të votojnë pensionistët ?

Shkruar nga Irena Beqiraj

Për kë do të votojnë pensionistët ?

Rritja e pensionit mesatar rezulton 27.5%. Rritja e çmimeve të ushqimeve edhe pijeve joalkolike në mars 2025 krahasuar me 2020 është plot 37.4%...

Pensioni mesatar ne Shqipëri në 2020 ishte 14,974 lekë.

Pensioni mesatar në Shqipëri në 2025 është 19, 092 lekë.

Rritja e pensionit mesatar rezulton 27.5%.

Rritja e çmimeve të ushqimeve edhe pijeve joalkolike në mars 2025 krahasuar me 2020 është plot 37.4%.

Pra çmimet e ushqimeve janë rritur me 37.4% ndërsa pensioni 27.5%.

Të ardhurat dytësore të pensionistëve janë dërgesat nga jashtë.

100 euro të dërguara nga djali emigrant vlenin 12, 376 lekë ne 2020. 100 euro te dërguara në 2025 vlejnë mesatarisht 9,980 lek, pra 25% më pak.

Pra nga 2020 deri ne 2025 vlera e dërgesave nga jashtë është ulur me 25% ndërkohë që çmimet janë rritur me 37. 4 %.

Edhe pse pensionisti është varfëruar duke u krahasuar me 2020 (nuk po shkoj tek 2013 ) nuk e di pse akoma më mundon pyetja: Për kë do te votojnë pensionistët?

Lini një Përgjigje