TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Shtator 2025, 16:26

Politika pa moral është krim!

Shkruar nga Irena Beqiraj

Politika pa moral është krim!

Djali i Jozefina Topallit një eksponenteje të lartë të PD-së e rikthyer në Parlament si një aset në luftën për të përmbysur Edi Ramën, nuk martohet as në kalanë e Gjirokastrës  as ne atë te Rozafës por bash në kryeqytetin e Italisë Romë në një dasmë  që sipas mediave ka kushtuar 550,000 euro...

Në Shtator 2014 martesa e Erion Veliajt në kalanë e Gjirokastrës, e cila sipas lajmeve të kohës kushtoi 110,000 Euro, u diskutua gjatë në mediat (kryesisht opozitare) ku me të drejtë ngriheshin çështje si: ku i gjeti paratë, pse eshte e nevojshme ky vanitet apo mungesë  diskrecioni, për një përfaqësues të qeverisë edhe të popullit më të varfër në Europë.

Kujtoj që Veliaj sapo ishte zgjedhur deputet i Gjirokastrës.

11 vjet më vonë në Shtator 2025, djali i Jozefina Topallit një eksponenteje të lartë të PD-së e rikthyer në Parlament si një aset në luftën për të përmbysur Edi Ramën, nuk martohet as në kalanë e Gjirokastrës  as ne atë te Rozafës por bash në kryeqytetin e Italisë Romë në një dasmë  që sipas mediave ka kushtuar 550,000 euro.

Ky vanitet në mungesë te plotë diskrecioni mund të justifikohet vetëm :

1) Nëse pranojmë që nën qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë më aq të varfër sa në 2014. Ndaj edhe në bollëkun 5 fish më të madh, asgjë të ekzagjeruar nuk kishte në dasmën e djalit të politikanes, ose

2)  opozitarja edhe politikania Jozi e trajton politikën dhe moralin veçmas, duke mos kuptuar kurrë asgjë nga asnjëra.

Kur kritika edhe dëshira për të ekspozuar dhe publikuar një problem, janë shumë më të mëdha se gatishmëria për të mos e përsëritur atë qoftë edhe në një rast të vetëm, është forma më e zakonshme e pandershmërisë në politikë.

Është e vertetë  që ne duhet të ngrihemi kundër pushtetit por kemi frikë. Frikë jo nga pushteti por nga ato që do ta marrin pushtetin. Frika jonë është përsëritja e 21 janarit, ku disa mund të lënë kockat për të prurë në pushtet një grua a një burrë që do harxhojë dy milionë e pesëqind mijë euro në dasmën a vanitetin e rradhës, nderkohë që vrihet e masakrohet protestave mbetet përsëri i varfër.

Fan Noli dikur na këshilloi që politika pa moral është krim.

Edhe ky është krimi që politikanët opozitarë nuk patën kurrë kurajo distancoheshin. Ky është krimi që nuk i le të modernizohet e rinovohen duke rrezikuar të  katandiset në një kufomë që nuk don të kalbet!

Lini një Përgjigje