Ky moçal duhet tharë jo për interesin e një force politike por për interesin e shqiptarëve. Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve.Qeveria e të pandehurve nuk mund të vazhdojë të qëndrojë. Është koha t’i hapet rruga një ndryshimi të vërtetë një Shqipërie ndryshe, një Shqipërie europiane.
Ditë pas dite po zbulohen fakte të një sistemi të korruptuar, të ngritur me kujdes për të ndarë tendera, favore, koncesione dhe asete publike brenda një rrethi të ngushtë.
Një sistem që ka përqendruar pasurinë në pak duar dhe ka trajtuar fondet publike si pronë private, duke vepruar sipas parimit: “sepse kështu dua unë”.
Ky ishte një realitet i njohur për këdo që është përballur me shtetin: kriteret e tenderave ekzistonin vetëm në letër; ligjet, megjithëse të mira, nuk zbatoheshin; ndërsa vendimet e qeverisë hartoheshin në zyrat e bizneseve të lidhura me pushtetin.
Ky sistem, ditë pas dite, ka asgjësuar konkurrencën, ka nxjerrë nga tregu bizneset e ndershme dhe ka detyruar të rinjtë të largohen jashtë vendit. Në një vend ku gjithçka vendoset me mesazhe, puna e ndershme nuk vlerësohet dhe buxheti i shtetit është grabitur në mënyrë të vazhdueshme përmes ligjeve të posaçme që favorizojnë vetëm klientelën pranë qeverisë.
Sot jemi përballë një realiteti të hidhur: një qeveri ku pothuajse çdo zyrtar dhe ish-zyrtar është nën hetim; një administratë ku fondet e shtetit nuk shpenzohen më, sepse çdo firmë është objekt hetimi; një vend i ndarë me copa dhe me interesat publike të paralizuara ku interesi i shqiptarëve është i fundit.
Mjafton të shohim buxhetin ku çikërimat e vitit shkojnë për pensionet që janë më të uëltat në rajon, ku rroga e shqiptarëve dhe të ardhurat e tyre shpenzojnë 40% për ushqimet bazike ndërsa torta e madhe e 7 mld euro buxhet shkon për konçesionet që vendosen me mesazhe.
Kjo është pandershmëria e një sistemi që e ka shteruar, ligështuar dhe përçudnuar vendin. Një sistem kaq i pandershëm sa buxhetet fryhen, koncesionet rriten por qytetari mbetet në margjinat e tij.
Ky moçal duhet tharë jo për interesin e një force politike por për interesin e shqiptarëve. Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve.Qeveria e të pandehurve nuk mund të vazhdojë të qëndrojë. Është koha t’i hapet rruga një ndryshimi të vërtetë një Shqipërie ndryshe, një Shqipërie europiane.
Nuk i heq asnje presje shkrimit. Persa i perket korrupsionit galopant, duket si nje situate e dale teresisht jashte kontrollit. Te gjitje ministrat dhe drejtoret qe vjedhin ne emer te Kryeministrit. Abuzim i frikshem me fondet publike. Hajni e ngritur ne sistem. Keto jane ca qelbesira qe duhet te zhduken sa me shpejt. Dhe nje dite me shume per keta, eshte grope e madhe ne financat publike.
Por ka edhe nje problem tjeter shume te madh qe eshte opozita, e cila po del si bashkepunetore dhe bashkefajtore cdo dite e me shume. Nqs jane te vertete mesazhet per financim te molotovit para bashkise, dhe te tjera per leje ndertimi e tendera te ndare si placke bashkekorrupsioni qeveri-opozite atehere cula eshte zgjidhja? A mos duhet te kalojme ne protektoriat?, por edhe kjo po u be, protektoriat te kujt? Ndoshta kolonializimi na shpeton nga korrupsioni ose me mire te themi nga varferia dhe kercenimi i saj
NJERIU QE E PROJEKTOI DHE E BERI REALITET SISTEMIN QE PRODHOI QEVERINE E TE PANDEHURVE KA NJE EMER, QUHET EDI RAMA QE DO HYJ NE HISTORINE E SHQIPERISE MODHERNE SI KARAGJOZI I RILINDJES DUKE MERITU TITULLIN E LARTE TE HEROIT TE KORRUPSIONIT ME SHEKULLAR SHQIPTAR. TE PRESIM SE NUK KEMI PA GJE AKOMA.
"Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve". Për kë sistem e keni fjalën Znj. Deputete? Për zgjedhjet e fundit? Ato ju i pranuat.Znj.BE dhe Znj. KOS i pranoi. Me Edi Ramën, ju jeni të gatshëm të bini në çdo ujdi, për të shpëtuar miliardat e grabitura shqiptarëve. Nuk besoj se e keni fjalën për sistemin që projektoi dhe e futi në efiçensë për 34 vjetë "Kasta"(Paria e Tiranës). Ju jeni personalisht pjesë e sistemit dhe do bini bashkë me të. Ka Shqipëria me mijra vajza dhe djem të mirëshkolluar brënda e jashtë vëndit , që do ngrenë nga fundi i botës arsimin(PISA) ,shëndetësinë, kulturën ,trashëgiminë dhe do ta kthejnë qeverisjen nga klienteliste në qeverisje demokratike.
Po mire e ke shkruar moj zonje edhe une dakord me ty jame dhe kame qene, por je shume e vonuar. Te kame vene shume here ne dispozicon per shume gjera mbi koncesionet korruptive te kesaj qeverie dhe te atyre te "liderit tuaj historik", por ama zerin nuk ta kame degjuar njehere qe te ngresh keto probleme kaq shqetesuese atje ku ti militon si ligjevenese, qe une dhe ndonje koleg i imi i kemi ngritur shume vite me pare, kurse ti po i trajton sot. E para njehere, duhet nderruar lideri juaj i opozites me gjithe ate kaste hajdutesh qe mbane nga pas, sepse po u nderrua ai, ky bandilli qe kakarise si i do qejfi dhe bene c'fare i do qejfi me kete qeveri te mbushur me kukulla qe vetem i buzqeshin atij dhe shikojn ku te zhvasin pasurite dhe taksat e popullit dhe kushtetuta e paska jo te qarte shkarkimin e tyre. Cudi e madhe, vjedhje e hapur, me permasa galopante dhe ligji mbron hajdutet, keshtu do vazhdojme ne?? Jepi ti pergjigjen se une e kame te qarte. Tjeter, shumicen e tenderave dhe koncesioneve, kjo qeveri i ka ndare me kryetarin tuaj te opozites, dhe klientet oligarket apo njers prane familjes tij dhe per kete pse nuk flisni juve? Pse nuk te kame degjuar njeher ne intervistat tuaja apo atyre qe e heqin vehten si me demokrate dhe te paperlyer ne afera korruptive, qe te kerkoni heqjen e babes nga fronti politik se eshte ai kryesori qe ju qendroni per nje dekade e gjysem ne opozite? Ju te gjithe mbeshteteni "BABEN" qe te qendroj ne pushtet "VOKSHIN" hajduten qe ka kultivuar baba, etj., etj., se jane kaq shume sa duhen nete dimri per ti shkruajtur te gjitha dhe kemi humbur tashme durimin se i kemi shkruar te gjitha dhe cdo gje ka rene ne vesh te shurdher nga ju, koleget tuaj, te majte dhe te djadhte, qe bashke militoni dhe bashke veproni. Tani ti na shkruan per vuajtjet qe ne vuajm por jo per shkaktaret e tyre qe jeni ju (PD) dhe qeveria e PS. Pra po e mbylle me kaq per sot, Rama girigjon dhe Saliu aktron shume bukur, te dy mbajne njeri tjetrin ne pushtetet perkatese dhe ne politike deri sa te vdesin, kurse ju "demokratet" pa demokraci vetem flisni dhe shkruani kunder njeri tjetrit, ti ne nje ane kurse Bracja ne anen tjeter, flisni per vuajtjet e popullit por jo per shkaktaret e tyre qe jane dy kryetaret "legjendar" te PD dhe PS, Sali Berisha dhe Edi Rama!
Ishalla amerikanet i shkojne deri ne fund demaskimit te korrupsionit te ketij pseudokryem, qe shqiptaret fatkeqesisht te kuptojne te verteten lakuriq, se nga kush lloj mostre eshte qeverisur keto 12 vjet.