
E pra, çfarë force e padukshme e shtyn “prokurorin e hekurt”, që mediat na e shisnin si njeriun që nuk i përkulet qeverisë, të rendë në zyrën e ministrit për të marrë… prioritetet e qeverisë?
Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministrin e ri të drejtësisë, Besfort Lamallari. Takimi, i zhvilluar në zyrën e ministrit, ku u shoqërua me deklaratën solemne të tij: “…ndava me të prioritetet e ministrisë së drejtësisë si pjesë e programit të qeverisë 2025-2029…”
Pra, ministri i ri ndan prioritetet e qeverisë me kreun e SPAK-ut, i cili në atë detyrë ka edhe 86 ditë! Një kolegu im tha se ishte “takim kortezie”. Po, po, kortezie! Sepse me Ulsi Manjën s’u pa kurrë një kortezi e tillë, përveç një kafeje “fshehurazi”, siç tregojnë fotot.
E pra, çfarë force e padukshme e shtyn “prokurorin e hekurt”, që mediat na e shisnin si njeriun që nuk i përkulet qeverisë, të rendë në zyrën e ministrit për të marrë… prioritetet e qeverisë? Me pak fjalë, detyrat e shtëpisë nga pushteti që gjoja e pengonte!
Fakti është i thjeshtë, deri dje Dumani ankohej se kjo qeveri kishte ngritur komisionin “Xhafa” kundër SPAK-ut, ndërsa sot hyn në zyrë e del i pajisur me planin e qeverisë. Nga “luftëtar i pamëshirshëm” ndaj pushtetit, në “student që merr leksione” nga ministri. Dhe ky ministër, mos harrojmë, nëse firmos për “shefin”, është vetë subjekt i SPAK-ut!
Të qeshësh apo të qash? Më shumë duket si skeç, “prokurori që nuk përkulej kurrë” tani del nga zyra e ministrit me dosjen e qeverisë në dorë. Mbase nuk ka lidhje fare me drejtësinë… ndoshta Dumani thjesht po synon rekordin botëror. Lali Eri i kishte pemët, Dumani po mbledh selfie!
Lini një Përgjigje