TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Korrik 2023, 09:41

Si i shërben Ramës, foltorja e Berishës

Shkruar nga Ergys Mërtiri

Si i shërben Ramës, foltorja e Berishës

Nëse dënimet nuk janë shmangur dot, kjo ka ardhur për shkak se ka një presion ndërkombëtar mbi drejtësinë në të kundërt të presionit të qeverisë për të mbrojtur njerëzit e saj.

Menjëherë pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, spinierët e Foltores u turren ta interpretojnë ngjarjen si vepër të Ramës. Shumë prej tyre i dolën në krah Tigrit duke e paraqitur atë si viktimë të qeverisë.

Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i shërben Ramës dhe madje është i nxitur prej atij vete. Ata i qëndrojnë paradoksit se SPAK po i shërben kryeministrit duke arrestuar njerëzit e tij më të afërt e më të rëndësishëm.

Kjo është qesharake. Ajo çfarë i shërben realisht Ramës është pikërisht ky interpretim i ngjarjeve. Atij i intereson te krijohet përshtypja se prapa arrestimeve qëndron ai vete, duke dale si njeri qe nuk i mbron hajdutet e vet, si asnjë kryeministër me pare.

Atij i intereson dëshpërimisht te krijojë idenë e te qenit i distancuar nga skandalet qe i kanë plasur, të cilat do kishin çuar në rrëzimin e çdo qeverie.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Rama është përpjekur gjithmonë t’i mbrojë njerëzit e tij, duke filluar nga Tahiri e me radhë.

Arrestimet e të gjithëve janë vonuar, hetimet janë zvarritur e reduktuar, në mënyrë që të gjithë të dalin me sa më pak kosto.

Nëse dënimet nuk janë shmangur dot, kjo ka ardhur për shkak se ka një presion ndërkombëtar mbi drejtësinë në të kundërt të presionit të qeverisë për të mbrojtur njerëzit e saj.

Por sidoqoftë, është e kuptueshme se këto arrestime e kanë sakatuar imazhin e qeverisë si dhe fuqinë e saj në terren.

Asnjë pushtet nuk do të ndihej komod kur drejtësia i çon në burg bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të rëndësishëm ndaj pretendimi se këto arrestime bëhen nga vetë kryeministri janë thjesht pa sens.

Pikëtakimet e qeverisë me Foltoren kundër SPAK janë vetëm tregues i qartë i halleve të përbashkëta midis tyre.

rama berisha foltorja

Lini një Përgjigje