Forum28 Maj 2023, 15:40

Sovranistët e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë apo spiunë të Rusisë?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Sovranistët e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë

S’ka turp dhe mosmirënjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA. Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda...

Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare. E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?

Tajvanit është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarësia e Tajvanit mund të shkërmoqet brenda 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.

S’ka turp dhe mosmirënjohje më të madhe se përplasja e politikanve shqiptarë me SHBA. Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda.

Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune. Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirënjohje klasike në dy gjysmë shtetet shqiptare në Ballkan.

Albin Kurti i cili nuk pati kurajën të jap dorëheqje para Marrëveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.

Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.

Duke parë humbjen e elektoratit ai demonstrojë forcën në veri të Kosovës.

Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësinē që fajin tja u linte serbëve dhe jo Kosovës.

Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb.

Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.

Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afërt me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit.

Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.

Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konflikte me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.

Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.

Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK.

Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme.

Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën.

Përplasja me perëndimin mund ti detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.

Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.

Rrugë të mesme nuk ka:

Ose do bashkëjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.

Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky s’do jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës srbska.

Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ja heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.

Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën. Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.

kosova shqipëria rusia

Forum