
Rusia e Beogradi e kanë shumë të qartë këtë, se sot shqiptaret janë domosdoshmëri amerikane në konfliktin Amerikë - Rusi.
Të gjitha përpjekjet po i bën Beogradi dhe Moska për të futur në krizë Kosovën dhe pas saj edhe Shqipërinë.
Po punon me veglat e vjetra që i ka paguar në dekada.
Por kot lodhet edhe Moska, edhe Beogeadi.
I.
Kosova është e siguruar nga koha historike që po kalojmë: konflikti Amerikë-Rusi, po e sjell botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor në një aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është koha historike e Shqipërisë, sepse tani kuptohet që edhe shteti i Kosovës pjesë e Shqipërisë është.
Por, në konfliktin me Rusinë, politika amerikane e ka domosdoshmëri aleancën e saj me të dy shtetet shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.
Dhe prandaj, pikërisht për këtë fakt të vërtetë historik, ekzistenca e dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor është motivi i ri i shqiptarizmit.
Dhe motivi i ri i shqiptarizmit ka nisur të veprojë si histori reale në vitin 1999, me luftën ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës.
II.
Historia ka gjithmonë filozofinë e saj të pandryshuar: ajo, në çështjet kombëtare të popujve, kthehet atje ku ka nisur.
Edhe historia e Ballkanit Perëndimor, që nga viti 1999, është duke u kthyer atje ku ajo ka nisur, te iliriada e madhe e shqiptarëve.
Kaluan shekuj e shekuj, dhe më në fund historia mori kthesën e vet për atje nga ku ka nisur: te shqiptarët, për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Historia e ka përkrahur gjithmonë mbijetesën e popujve që kanë dalë nga një sakrificë e madhe për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar si etni.
Dhe ja, tani shqiptarët dhe Shqipëria po kthehen tek Arbëria, se kjo është kthesa e historisë drejt sakrificës arbërore antisllave për të mbrojtur heroikisht identitetin arbëror. Me përjashtim të AustroHungarisë dhe Gjermanisë, të gjithë kanë qenë kundër ekzistencës shqiptare.
Por historia kthehu në të kundërtën, me forcën e politikës amerikane.
E pra, kjo është historia e re.
Dhe Rusia e Beogradi e kanë shumë të qartë këtë, se sot shqiptaret janë domosdoshmëri amerikane në konfliktin Amerikë - Rusi.
Po veglat e Beogradit nëpër shqiptarët e shitur?
Asgjë nuk do të mund të bëjnë dot, me përjashtim të eliminimit të tyre nga ligji i Shqipërisë se bashkuar që po vjen i sigurt si rrjedhojë e ligjit historik që historia domosdoshmërisht kthehet atje ku ajo ka nisur - dhe që, për shqiptaret, dihet se historia ka ecur sipas trinisë: ilir-arbër - shqiptar.
Dhe koha po e tregon si fakt real se goditja penale e veglave të Beogradit, do të kryhet në Tiranë, më përpara se në Prishtinë.
Prisni dhe shikoni...
Lini një Përgjigje