
Viti 2018
Hoteli me tre cepa, larg shijeve të Ezmerkës, por i vendosur në mesin e rrugës "La Rampa", më të bukurën e qytetit, ia rriti pjacën shkodranes sime.
-Kam çfarë me u mburr tek shoqet! (Filozofi e përjetshme e gruas).
Dy gjëra zbuloi Ezmerka, pa nisur nga "puna":
Së pari, më 3 korrik fillonin skontot.
Së dyti, dielli perëndonte në orën 22.
Dhe u vendos...dmth vendosi ajo:
Plazhi nga ora 18 deri në orën 22.
Kusuri: Zbor në dyqane dhe tur turistik.
Si katolike, Ezmerka vendosi ta fillojmë nga katedralja. Kryevepra e arkitektit Antonio Gaundi. Ezmerka bisedonte me sportelisten:
- Sot nuk mund ta vizitoni katedralen, ka shumë turistë në radhë.
-Por ka një zgjidhje. Nëse paguani dy euro më shumë, s’ka radhë.
M’u drejtua mua. Ju jeni i moshuar!…
U vrejta...
-Bileta për ju, tre euro më pak...Buzëqesha...
Vizitën e filluam nga bodrumi, ku ishte vendosur muzeu. Në një nga sallat, në mur, një citat nga Nënë Tereza:
“Lutja për shpirtin, është si gjaku për trupin.”
Thotë ciceronia:
-Nënë Tereza e Kalkutës...-
-E drejtë, por duhet një korigjim: Nënë Tereza nga Shqipëria,- ndërhyra unë!..
Ciceronia buzëqeshi dhe tundi kokën.
U riktheva pas një ore. Dëgjova ciceronen: " Nënë Tereza e Kalkutës është me origjinë nga Shqipëria..."
-Nuk quhet turizëm në Barcelonë, pa parë Flamengo,- u përdrodh Ezmerka.
-Marr guximin të të kujtoj, se bileta kushton 35 euro, tek e tek.
- Kot thonë që gjirokatritët lidhin macen. Përmetarët lidhin macen me gjithë kotele...
Salla ishte aristrokatike.
Koncerti i rrallë. Kishte një gërshetim të muzikës klasike me vallet dhe këngët Flamengo. Duke zbritur shkallët, drejt nesh një balerinë. Zgudullova sytë.
Më shumë më pëlqeu lëkura e butë e femrës, se sa fustani ‘alla frenga’!
-Ç’pate? Të kapi tartakuti?,- dëgjova melodinë e njohur të Ezmerkës.
Balerina më zgjati një copë letër. Kuptohet, e rrëmbeu zonjëza ime.
Ishte një pyetësor.
Kur Ezmerka shkruante, më shumë për hakmarrje, nisa muhabetin:
-Nga të kemi?
Balerinë punon?
Ku e ke bërë shkollën?
Mos është ndryshe Flamengo sot?...
-Kemi bërë martesën e Flamengos me Traviatën e Verdit. Hibridi pëlqehet më shumë nga turistët...
-Nga Shqipëria?
Uaa...Çfarë fati!...
Lëpiva baluket, edhe pse në këmbë, ndjeva këpucën e Ezmerkës!...
-Kam parë një koncert të Inva Mulës! Një zë perëndie!
-E dini? Pas koncertit u shtrua një banket. Trokitëm gotat me Invën. Që nga ajo ditë kam regjistruar të gjitha koncertet e saj nëpër botë!
Në qendër të qytetit është një librari.
Gjigande. Infinit librat. Por pak, shumë pak blerës. Prapa një tavoline qëndronte një vajzë.
- E njihni Kadarenë?...
Vajza u ngrit në këmbë, i shkova prapa si manar. Qëndroi para një vitrine të stërmadhe. Zgjati dorën dhe mori librin:
“Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”
-E vutë re? Libri i Kadaresë qëndronte mes Kafkës dhe Kunderës.
-Sipas meje, dy çekët vlejnë më pak se Kadareja...
Nëse kërkon në Barcelonë një "Mesi" ai ka një emër: Mesi!
Fëmijë, burra, pleq, gra, vajza. Bluza me numrin 10.
Shkuam në stadium. Në kërkim të Mesit.
Kur premë biletat na pyetën nga cili vend ishim.
Pasi i erdhëm vërdallë muzeut, përfunduam në tribunat ku gazetarët transmetojnë ndeshjet dhe dëgjuam zërin e Shako Hoxhës:
“ Një mrekulli e Mesit. Gol në portën e Juventusit!...”
Lini një Përgjigje