TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Korrik 2025, 21:40

Turp për këtë Ministri Arsimi! Këtu dija sabotohet që në gjimnaze, Rama merret me çadrat

Shkruar nga Spartak Ngjela

Turp për këtë Ministri Arsimi! Këtu dija sabotohet që

Z. Kryeministër, mos shiko vetëm çadrat në trotuare, godit hajdutët e arsimit se po mbjellin injorancë

Kryeministri i Shqipërisë merret me pemët dhe çadrat e trotuaret e qyteteve:

Por a nuk e di ky njeri që këtu është sabotuar dija në gjimnaze dhe në universitet se nota shitet me para?

Turp për këtë ministër Arsimi dhe atë që është ministër i Drejtësisë që lejon shkatërrimin e intelektit të rinise shqiptare; të së ardhmes së Shqipërisë.

Turp për këtë qeveri që e ka lejuar.

Por tani duhet ta ndalojë me program të forcës ligjore këtë gjëmë që ka shumë vjet që po degradon intelektin e lartë në Shqipëri.

Ja kjo është gjendja.

Merruni, zoti Kryeministër, me disiplinën ligjore të goditjes së hajdutëve të arsimit që krijojnë injorante dhe formojnë injorancën në Shqipëri.

Si ka mundësi të ndodhë kjo!

Dhe mos e harroni se historia e re e Shqipërisë do t'ju godasë me njollë historike.

Keni për ta parë.

Por ne e dimë që këtë degradim të arsimit të lartë në Shqipëri ka tepër gjasë që e kërkojnë dhe e paguajnë armiqtë shekullorë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Lini një Përgjigje