Forum17 Prill 2023, 13:18

Zgjedhjet në veri të Kosovës legjitime, ato janë vazhdim i projekti të paqes

Shkruar nga Sadri Ramabaja

Zgjedhjet në veri të Kosovës legjitime, ato janë vazhdim i

Në pikëpyetje, nga zëra të veçantë, vihet legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve, meqë ato me kërkesën e Beogradit, po i bojkotojnë Lista Serbe dhe pritet pjesëmarrje e ultë e elektoratit serb në këtë proces demokratik.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Republikës u imponuan nga Beogradi. Me urdhër të presidentit serb, deputetët e listës Serbe në dhjetorin e vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi. Nga institucionet shtetërore u tërhoqën policia e këtij rajoni, por edhe kryetarët e komunave (Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç) bashkë me gjyqtarët serb.

Pasoi shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e presidentes së Republikës konform frymës dhe germës së Kushtetutës dhe masat ligjore për zëvendësimin e policëve, gjyqtarëve e prokurorëve serb të larguar.

Me kërkesën e miqëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, zgjedhjet e parapara të mbaheshin në afatin kushtetues, në dhjetor 2022, u shtynë për 23 prill 2023.

Tashmë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve dhe përmbushjes së obligimit kushtetues për shtrirjen e pushtetit demokratik edhe në këtë pjesë të Republikës.

Në rrafshin legal çdo gjë ecën në rrugën e duhur që garanton rendi kushtetues dhe ligji.

Në pikëpyetje, nga zëra të veçantë, vihet legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve, meqë ato me kërkesën e Beogradit, po i bojkotojnë Lista Serbe dhe pritet pjesëmarrje e ultë e elektoratit serb në këtë proces demokratik.

Legjitimiteti i çdo institucioni varet në mënyrë thelbësore nga njohja, respektivisht pranimi i tij nga ana e qytetarëve.

Qytetarët serb në këtë kuadër janë në pozicionin më të vështirë të mundshëm; ata duhet të përcaktohen për jetë të mëtejshme bazuar në realitetin politik tashmë të krijuar nga shpallja e Republikës dhe ndërtimi i institucioneve të saj edhe në veri [2008], apo të vazhdojnë jetën paralele e me iluzione se janë pjesë e Serbisë.

Republika e Kosovës, legjitimiteti i saj, bazohet në faktin se ajo përfaqëson një projekt paqeje. Rrjedhimisht edhe zgjedhjet në veri duhet konceptuar si realizim i këtij projekti. Sa më shpejt të kuptohet ky fakt, aq më mirë do të ishte si për serbët e veriut, ashtu edhe për Beogradin.

zgjedhje veri projekti i paqes