
Zvarritje, e cila krijon në mënyrë direkte një frustrim legjitim, pasi kemi të bëjmë me një standard të ndryshëm të çekiçit të drejtësisë.
Sot ka ndodhur zvarritja e radhës e procesit “Partizani”, ku njoftimit mediatike janë mjaftuar me shpjegimet e mërzitshme proceduriale dhe burokratike.
Sipas të gjitha gjasave, këto finte proceduriale që bëjnë mbrojtësit e Fatmir Mediut dhe Sali Berishës, janë brenda asaj logjike proceduriale. Megjithatë në publik askush nuk thotë asgjë, përveç romuzeve të palës së dëmtuar, e cila kërkon të tregohet fituese në këtë zvarritje sfilitëse.
Zvarritje, e cila krijon në mënyrë direkte një frustrim legjitim, pasi kemi të bëjmë me një standard të ndryshëm të çekiçit të drejtësisë.
Këto vonesa apo zvarritjeje çfilitëse mund të kenë justifikimet apo shpjegimet e tyre, megjithatë, të gjitha këto justifikime nuk shërbejnë gjë tjetër veçse si frustrim, e ndoshta tallje ndaj atij publiku që ka investuar aq shumë në një model drejtësie reale. E cila pandëshkueshmërinë nuk e ka formë, apo spektakël, por në radhë të parë thelb, e mbi të gjitha verdikt juridik që të ndajë shapin nga sheqeri.
“Gërdeci” dhe “Partizani” janë dy procese krejt të çuditshme, pasi askush apo pakkush merr vesh çfarë ndodh në dyert e mbyllura. Pasi raportimet mbi këto procese janë mjaft periferike dhe flash. Ndërkohë që telenovelat e dosjeve ende të paformatuara e të kthyera në proces penal mbushin ditë për ditë e orë pas ore panelet e mediat online.
E për këtë hanikep të frikshëm, askush qoftë nga publiku apo institucionet e vendit, si dhe qeverisësit e drejtësisë nuk e vë ujin në zjarr.
Një maratonë çfilitëse që të kujton filmin “A nuk i vrasin kuajt kështu”, ku juria e garës shkrihet gazit nga marazi dhe tmerri që i ndodh atyre që besuan se e gjitha kjo nuk është lojë, por një amanet. Për të cilin kanë votuar shumica e shqiptarëve.
Show mediatik nje flluske sapuni ne syte e nderkombetareve ne Shqiperine tone fatkeqe Ligji eshte tmerr per fukarane apo dike qe nderton ndonje kotec pulash pa leje por nuk ekziston per te fortin dhe keta qe kane vjedhur miliarda Shpresa e Shqiptareve ka qene te SPAKU sot eshte zbehur te gjithe keta hajdutete qe kane bere kerdine bejne 1-2 vite burg dhe dalin miljarder , kaq pak burg mund ta beje nje hallexhi per nje vjedhje ordinere kush ka qene i zgjuar e ka kuptuar qe Ketu nuk. Ka per tu bere ndonjere e ka ikur ka marre dhene per te MOs u Kthyer me Kurre Nje Ferr per njeriun e ndershem parajse per hajdutet dhe kriminelat .