
Policia ka arritur të identifikojë personat e dyshuar për vendosjen e tritol në një biznes në Kamëz, ndërsa 3 nga 4 anëtarët e grupit u arrestuan.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës njoftoi se personi i katërt i identifikuar është shpallur në kërkim.
Policia njoftoi se si rezultat i informacioneve të marra dhe zbatimit të metodave proaktive, u zbardh incidenti i ndodhur dje në Bulevardin "Nënë Tereza", Kamëz.
Në kuadër të operacionit "Motivi", u arrestuan shtetasit e mëposhtëm për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për lirimin e pronës":
-JL, 31 vjeç, FD, 30 vjeç, FM, 34 vjeç, dhe shtetasi EL, 31 vjeç, të katër banues në Kamëz, u shpallën në kërkim.
Hetimet dyshojnë se këta shtetas kanë hedhur lëndë plasëse në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mospagesës së një shume prej 500,000 eurosh, të kërkuar si gjobë ndaj pronarit të objektit, shtetasit SS.
Vazhdon puna intensive për kapjen e shtetasit të kërkuar, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Lini një Përgjigje