
Një ngjarje e rëndë në familje ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjteje.
Pas një konflikti mes dy vëllezërve, Veap Cami, 63-vjeç ka vrarë Lulzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit.
Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.
Vrasja ka ndodhur në zonën e Freskut,në rrugën "Xhon Belushi".
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
'Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.', njofton policia.
Lini një Përgjigje