
Tre mitur mësohet se kanë mbetur të plagosur si shkak i një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fier-Ballsh. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyg ku mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë ka dalë nga rruga.
Mësohet se makina drejtohej nga një 15 vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur bashkë me dy shokët e tij 13 dhe 14 vjeç.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të miturit u dërguan në spital.
Si eshte gjendja e 14 vjecarit??