Kronike23 Shkurt 2024, 16:04

19-vjeçarja vrau dhe groposi babanë sepse donte ta fejonte me zor, sociologu ngre alarmin: Familja shqiptare ka dalë nga shinat!

Shkruar nga Pamfleti

19-vjeçarja vrau dhe groposi babanë sepse donte ta fejonte me zor,

Gjatë paradites së sotme (23 shkurt, opinioni publik u trondi nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Durrës.

Hygerta Meta, 19-vjeçar studente pranoi se ka vrarë dhe groposur në oborr babanë e saj, Pëllumb Meta.

Ajo ka dëshmuar në polici se e ka kryer këtë veprim pasi i ati donte ta martonte me një djalë në fshat pa dëshirën e saj, ndërsa për ngjarjen po hetohet e gjithë familja.

Sociologu Gëzim Tushi, në një lidhje me Skype në News 24, tha se ngjarja është e përbindshme. Ai theksoi se familja shqiptare ka dalë nga shinat dhe është zhytur thellë në kriminalitetit, ndërsa shtoi se edhe shteti duhet të bëjë më shumë.

Ngjarja është e përbindshme. Vetëm në letërsi mund të kemi lexuar të tilla strategji të krimit. Pavarësisht shkaqeve, krimi është makabër. Familja shqiptare ka dalë nga shinat. Ky institucion që duhet të ishte më solidari, është kthyer në një çerdhe gjarpërinjsh, ku gëlojnë konflikte nga më të ndryshmet. Shoqëria shqiptare ka një larmishmëri të krimit në familje. Krimi në familje është bërë si buka e përditshme. Jemi adoptuar me kulturën e krimit.

 A e kuptoni se çfarë do të thotë që shoqëria është mësuar me këto krime? 80 deri në 90 përqind e krimeve bëhen brenda familjes dhe është tronditëse, është trend global. Ne kemi krime të shtuara, aq sa është kthyer në glob si trend që sa herë ka ngjarje të rënda, thuhet se është ‘krim ballkanik’. Shoqërisë shqiptare i janë shqepur tegelat socialë. Krimet brenda familjes janë turp i madh social. Gjërat mund të zgjidhen jo me helm e me armë, por mund të zgjidhet me komunikim.

 Në Perëndim zgjidhet problemi me komunikim ose me ligj, ndërsa tek ne zgjidhet individualisht e kjo është e gabuar. Është dhe problemi i shtetit. Dhuna në familje nuk denoncohet, është plagë e rëndë sociale. Shteti të mbështesë familjen. Shkaqet janë varfëria, kornizat sociale, lakmia për pasurim etj”, tha Tushi.

Sipas Tushit, edhe pse në familjen Meta në Xhafzotaj të Durrësit, ku ndodhi vrasja, nuk kishte demokraci të brendshme, kjo nuk ishte zgjidhja. Ai tha se në botën e qytetëruar, problemet zgjidhen me komunikim ose në mënyrë ligjore.