Kronike13 Dhjetor 2023, 10:34

3 vjedhje brenda ditës, arrestohet 'skifteri' serial në Kavajë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

3 vjedhje brenda ditës, arrestohet 'skifteri' serial në

Tre vjedhje brenda ditës e çuan sërish në pranga një 49-vjeçar në Kavajë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari me iniciale Xh.Xh. është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ka marrë shumat monetare.


Ngjarjet kanë ndodhur të martën në lagjen Nr.2 të Kavajës, ku 49-vjeçari vodhi 3 biznese dhe tentoi të vidhte në një të katërt.

Pas analizimit të pamjeve, i dyshuari u identifikua dhe u arrestua.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh.

kavajë