Kronike 4 Shtator 2023, 07:47

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja; plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Qafë Botë, humb
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit.

Mediat bëjnë me dije se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas burimeve paraprake mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jete Adriana Prendi, 35 vjeç ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital. Njëri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëkohësisht edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli, por që punonin në Greqi.

Mësohet se te aksidentuarit mbrëmjen e djeshme kanë qenë në një dasmë pasi viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident vdekje te plagosur