
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në vendin e quajtur Dopaj. Dyshohet se një automjet po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit, shoferi ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ka sjellë përmbysjen e automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar me pasoja të rënda në radhët e pasagjerëve apo e drejtuesit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zonë.
Lini një Përgjigje