
Policia e Kukësit ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen për tentativë vrasjeje. Ata akuzon për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 5 shtator 2025, në lagjen nr. 5 të qytetit.
Sipas policisë, rreth orës 21:00, kur gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit H. A. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Pas hetimeve, Policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Frank Dida, 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg. Ky person rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje ndërsa akuzohet për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe djali i motrës së autorit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës. Ai akuzohet për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes dhe nuk ka njoftuar autoritetet për krimin.
Lini një Përgjigje