TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2026, 07:31

Aksident i rëndë në Durrës, makina 'fluturon' nga Ura e Dajlanit; humb jetën 18-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Durrës, makina 'fluturon' nga
Pamje nga aksidenti

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, te Ura e Dajlanit.

Sipas policisë, rreth orës 22:15 një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç banues në Fier, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, nën kujdesin e bluzave të bardha tashmë janë edhe 2 këmbësorë të dëmtuar nga aksidenti.

Aksident i rëndë në Durrës, makina 'fluturon' nga

"Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.", njofton policia.

Mësohet se përplasja ka qenë aq fortë sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

I riu ka humbur kontrollin e automjetit dhe as mbrojtëset metalike të aksit rrugor nuk e kanë ndalur dot mjetin, i cili ka përfunduar poshtë Urës së Dajlanit.

Në një pjesë të mbikalimit të Urës së Dajlanit janë duke u kryer punime në njërën korsi, ndërsa rruga ka qenë e pajisur me sinjalistikë dhe tabela paralajmëruese. Nuk dihet ende nëse këto nuk janë dalluar nga drejtuesi i mjetit, duke çuar në një manovër të gabuar, apo nëse ka pasur rrethana të tjera që kanë ndikuar në aksident. Gjithsesi do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. 

aksident ne durres ura e dajlanit makina fluturon 18 vjecarja

Lini një Përgjigje