TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2025, 15:58

Aksident i rëndë në Koplik, 4 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Koplik, 4 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Koplik të Shkodrës. Mësohet se një automjet është përplasur kokë më kokë me një tjetër mjet, e si pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Konkretisht, janë plagosur dy shoferët e automjeteve dhe dy pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G.,  është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

1 Komente

  1. Te kalueme sherim te shpejte Pak aksidente ndodhin me keto rruge te amortizuara dhe jashte cdo standarti e kam bere me biciclette kete segment rrugor per Pune para shume vitesh nuk e kuptoj pse nuk vendosen patrullat e pergjithshme te policise rrugore aty ne rrugen e koplikut eshte nje katrahure nuk Ka trafikndarese as ndricim as sinjalistik eshte nderkombetare as radar per te matur shpejtesine.nje rrugen me dy korsi pa' asnje standarti zori ju ndihmoft sherim te shpejte te plagosurve problemi nuk eshte vetem ne rruget segmentet kombetare por edhe ne qytetin e shkodres Jane vendosur semafori vetem ne qender te qytetin e shkodres shoferat me thene te drejten Jane shume te kujdesshem por shpeshhere burim aksidente behen kembesoret dhe ato me bicikleta pse mos te vendosen semafori ne te gjithe shqiperi ne kryqezimet si gjithe bota perendimor e por ama duhet edhe nje trajnim ndergjegjesim i te gjithe perdoruesve te rruges neper keto rruget dytesore per fat per mrekulli nuk ndodh ndonje aksidente.gjithe fatture e semaforeve dhe makines intelligente ta paguaj shteti per te ruajtur jeten e qytetareve te vet nje shkak tjeter eshte perdorimi ose no i rripit te sigurimit dhe pergjumja dhe Duke folur ne telefono.etj shkaqe te renda qe behen bashke dhe keshtu nuk vazhdohet qeveria duhet te marre Masa per te parandaluar cdo aksidente me pasoja te renda per sigurimit e jeteses nqs ec me makine ose cdo mjet tjeter ngadale nuk ndodh asgje nqs ec me shpejtesi rrezikon jeten tende dhe te tjeteve.tregoni mundesi sepse si pas nje studimi kete vite qe po mbyllet Jane shkaktuar 186 aksidente nje aksidente cdo tre dite shume per nje popullsi si shqiperi.

    Lini një Përgjigje