Kronike10 Prill 2023, 08:34

Aksident i rëndë në Lushnje, përplaset për vdekje 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lushnje, përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

Uniformat blu raportojnë se një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak.  

Sakaq, i riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

aksident lushnje perplasje