TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2025, 14:30

Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplas motorin; tre të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplas motorin; tre të

Një akisdent ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Fier-Patos. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, shoferi dhe pasagjerja e automjetit. 

"Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje