TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2025, 14:49

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, plagoset 35-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, plagoset 35-vjeçari 
Foto Ilustrim

Një aksident është shënuar mesditën e sotme, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo. 

Drejtuesi 35-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin tip Fiat që drejtonte, duke dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje