
Aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Roskovec–Berat.
Pranë fshatit Strum, një automjet me drejtues shtetasin Arbi Toro ka përplasur 56-vjeçarin Gëzim Xhoka, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale
Lini një Përgjigje