
4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Aksidenti ndodhi pasi mjeti “Renault” me drejtues Josif Zoton u përplas me mjetin “Mercedez Benz” me drejtues Konstandin Dhimitri në Shtëpëz. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.
Të plagosur mbetëm Minushe Tori, Barjam Tori, Lirika Zoto dhe Josif Zoto. Ata janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje