Kronike26 Janar 2024, 09:00

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje të renë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje të

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku makina ka përplasur për vdekje një 35-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz.

Sipas policisë, një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

I riu është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen  rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

kamez aksident tragjik makina