TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2024, 08:29

Tjetër çmenduri në Tiranë! Mbante të mbyllur në shtëpi nënën, gruan e vajzën e mitur dhe i dhunonte, arrestohet 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër çmenduri në Tiranë! Mbante të mbyllur në

Nuk kanë fund çudirat në Tiranë, pas ngjarjes së rëndë ku mjeku Dervish Hasi kryente marrëdhënie me një 14 vjeçare të cilën e konsideronte si 'gruan' e tij të katërt, një tjetër situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme.

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi akuzohet se mbante mbyllur në shtëpi nënën, gruan dhe vajzën e tij.

Sipas policisë, sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Jetnor Zhabolli.

Policia bën me dije se Zhabolli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

"Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje