
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në aksin Korçë-Bilisht ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 50-vjeçare.
Bëhet me dije se viktima, është identifikuar si Miranda Malolli.
Sakaq, mësohet se 7 të plagosurit e tjerë kanë mbetur me fraktura, konkretisht thyerje në këmbë dhe në krahë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj, ku mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa makina tip "Vokswagen" pas përplasjes me “Benzin” është përmbysur në anë të rrugës, ndërsa të dyja makinat janë komplet të shkatërruara.
"Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Kapshticë", pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh.
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip "Ford", shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip "Ford", të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës", njofton policia.

Lini një Përgjigje