Kronike29 Maj 2023, 16:48

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’; plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, dy makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Benz” është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip “Volkwasgen caddy”. Si pasojë e përplasjes është përmbysur në anë të rrugës makina Volkswagen.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Dvp Korçë/Informacion paraprak Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.", thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

aksident korce 3 persona