Është publikuar fotoja e efektives së policisë së qarkullimit Rrugor, e cila u plagos nga përplasja e dy makinave në Vorë.
Bëhet me dije se efektivja e plagosur është Arta Shurbi. Aksidenti ndodhi pranë një karburanti në Vorë.
Ky është incidenti i dytë që i ndodh efektives. Në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës nga një kamion teksa ishte në shërbim.
"Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje