TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2025, 10:39

Akuza për blerje votash, GJKKO vendos ‘arrest shtëpie’ për babain e kandidates së Tom Doshit

Shkruar nga Pamfleti

Akuza për blerje votash, GJKKO vendos ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Pandeli Bozhën, babain e kandidates së PSD në Qarkun e Fierit. Pandeli Bozha u arrestua me dyshimin e korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerje votash me qëllim favorizimin e vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Sipas prokurorisë, Pandeli Bozha ka përdorur kontakte personale dhe mjete financiare për të ndikuar tek zgjedhësit në favor të kandidaturës së së bijës. Ai u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë nga autoritetet në kuadër të hetimeve për parregullsi zgjedhore.

Megjithatë, GJKKO vendosi që Bozha të qëndrojë në arrest shtëpie, duke marrë parasysh moshën e tij dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje