TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Maj 2025, 20:42

Akuzat e presidentit Manduro për mafien shqiptare, kush është Enid Kasmi që u arrestua dje në Venezuelë!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e presidentit Manduro për mafien shqiptare, kush është

Midis të ndaluarve në aeroport është një shtetas shqiptar që mbante me vete një pasaportë kolumbiane dhe dyshohet se kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge.

Autoritetet venezueliane kanë arrestuar 38 persona të lidhur me një komplot të dyshuar për të krijuar trazira përpara zgjedhjeve legjislative dhe lokale. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro akuzoi publikisht mafian shqiptare që vepron në Ekuador si të përfshirë në komplotin terrorist.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello raportoi se ka gjithsej 38 të arrestuar, përfshirë ekspertë të eksplozivëve, kojotë dhe mercenarë, nga të cilët 17 janë të huaj, përfshirë ukrainas, dhe 21 kanë shtetësi venezuelian.

Ai përsëriti se eksplozivët do të synonin ambasadat, spitalet, qendrat e shërbimeve publike, komandat e policisë dhe figura, si nga qeveria kombëtare, ashtu edhe nga opozita.

Cabellos shtoi më tej se midis të ndaluarve në aeroport është një shtetas shqiptar që mbante me vete një pasaportë kolumbiane dhe dyshohet se kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge, i identifikuar si Enid Kasmi.

Akuzat e presidentit Manduro për mafien shqiptare, kush është
Endi Kasmi

Pas arrestimit të tij, tha se ju gjet një armë me leje të lëshuar nga qeveria kolumbiane.

Akuzat e presidentit Manduro për mafien shqiptare, kush është
Leja kolumbiane e armës që mbante Kasmi

Ai raportoi gjithashtu se shqiptarit i ishin sekuestruar tre (3) telefona celularë dhe se kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

“Ky burrë u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ai mbante me vete një leje për armëmbajtje të lëshuar nga qeveria e Bogotas. Rastësisht, në Kolumbi, ata nuk dinë asgjë. Dhe nuk dinë asgjë sepse kolumbiani madje mban armë. Kur ky qytetar u kap, gjëja e parë që u përpoq të bënte ishte t’i afrohej tinëzisht, të blinte oficerët. Pastaj u bë shumë i dhunshëm dhe na u desh ta nënshtronim”, tha Cabellos.

Lini një Përgjigje