TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2026, 12:49

Arrestohen në Tiranë dy të kërkuar për drogë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen në Tiranë dy të kërkuar për drogë

Dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve u arrestuan nga Policia e Tiranës.

Forcat e Posaçme Operacionale, arrestuan një 41-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burgim për këtë vepër penale.

Gjithashtu u kap edhe një 38 vjeçar,  dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 

"Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje